E Hënë, 2 Nëntor 2026

Eksploziv makinës së kreut të komunës Hajmel

25/02/2005  SHKODËR - Dy ditë më parë, rreth orës 02:00 të mëngjesit, një sasi e madhe eksplozivi ka shpërthyer pranë makinës se kryetarit të komunës së Hajmelit, Zef Vokrri. Duke qenë se makina ishte e parkuar pranë shtëpisë së tij, përveç dëmtimit të saj, nga forca e eksplozivit janë thyer edhe xhamat e shtëpisë si dhe janë bërë edhe dëmtimë të tjera rreth e rrotull shtëpisë. Ngjarja e ndodhur në oborrin e shtëpisë së kryetarit ka mbetur për momentin mister, pasi Zef Vokrri njihet nga banorët e kësaj komune si një ndër personat më të nderuar e më të respektuar dhe që nuk kishte pasur asnjëherë ndonjë konflikt personal, pavarësisht nga detyra që kryente. Nga policia nuk ka dalë asnjë lloj informacioni për arsye ngjarja është duke u hetuar. Menjëherë pas marrjes së informacionit për ngjarjen e ndodhur, uniformat blu të policisë së komisariatit të Shkodrës kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë këqyrjen dhe për të kryer veprimet e duhura proceduriale. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se tashmë po hetojnë në disa pista, dhe se kanë bërë dhe disa shoqërime, por akoma nuk është arritur që identifikohet dhe të vihet gishti mbi personin që ka vënë lëndën plasëse në makinën e kryetarit të komunës së Hajmelit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›