E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vetëvrasje me fostoksinë nëna 31-vjeçare e dy fëmijëve

25/02/2005  Fatmira Allmeta i ka dhënë fund jetës, duke u vetëhelmuar

LUSHNJE - Vetëhelmohet 31 vjeçarja, nënë e 2 fëmijëve. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çermë-Sektor të komunës Tërbuf në Lushnjë rreth orës 19 të dy ditëve më parë. Jeta e 31-vjeçares Fatmira Allmeta, lindur në fshatin Prevall të Librazhdit dhe martuar në

Çermë-Sektor të Lushnjës, ka marrë fund në spitalin e Lushnjës, pas një vetëhelmimi të vullnetshëm. Vazhdon të rritet në shifrat alarmante rastet e vetëhelmimit në Qarkun e Fierit, duke u bërë një nga ngjarjet me të dhimbshme të këtij komuniteti.

Ngjarja

Gruaja e re, nënë e 2 fëmijëve të vegjël, një vajze dhe një djali përkatësisht 5 dhe 2 vjeç i ka dhënë fund jetës në dhomën e saj të gjumit, rreth orës 14 të ditës së djeshme. Ajo është diktuar nga familjarët e saj 1 orë më vonë. Ata janë munduar që ta ndihmojnë, duke e dërguar në spitlain civil të Lushnjës në gjendje të rëndë shëndetësore. Rreth 4 orë gruaja e re është përpëlitur mes jetës dhe vdekjes, duke fituar përfundimisht kjo e fundit. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të komisariatit të policisë së Lushnjës, të cilët, pas veprimeve të para proceduriale dhe pas pyetjes së dëshmitarëve, kanë konstatuar se gruaja e re i ka dhënë fund jetë duke pirë 1 kokërr fostoksinë.

Motivi

Burime zyrtare nuk japin shkaqet që e shtynë gruan e re librazhdase t’i jap fund jetës, duke lënë pas 2 fëmijë jetimë, por kanë shtuar se kjo ka ndodhur në kushte të tronditjes së fortë psikike. Sipas burimeve jozyrtare mësohet se ajo nuk shkonte mirë më bashkëshortin dhe se grindej gjithnjë me të. Ky është rasti i 7 i vetëhelmimit me pasojë vdekjen në Qarkun e Fierit për këtë vit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›