Vdes e vetëvarur 20-vjeçarja
25/02/2005 ELBASAN - Një vajzë 20-vjeçare është vetëvarur në banesën e saj në një fshat të largët të komunës Gracen, në rrethin e Elbasanit. Sipas burimeve zyrtare të policisë së këtij qyteti, vajza është gjetur nga familjarët e saj e varur në një nga trarët e shtëpisë. Ndërkohë po të njëjtat burime nga policia e Elbasanit bëjnë të ditur se në vendngjarje është nisur një grup hetimorë, por largësia dhe vështirësia e terrenit, ku ndodhet fshati, kanë bërë që të mos mbërrijnë informacione në lidhje me këtë rast. Mësohet se shirat e rëna gjatë orëve të fundit e kanë bërë më të vështirë rrugën e efektivave të policicë. Burime nga komisariati i policisë bëjnë të ditur gjithashtu se grupi hetimor i nisur drejt zonës së Gracenit ka hasur vështirësi të mëdha, pasi banorët e kësaj zone ndodhen të izoluar për mungesën e një ure. I vetmi informacion i zyrtarizuar tashmë është se një 20-vjeçare është vetëvarur, ndërsa nuk dihen ende shkaqet qe e kanë çuar vajzën drejt këtij akti të tmerrshëm.
12 shkurt 2005
FIER - Një 11-vjeçare është vetëvarur, duke i dhënë fund jetës së saj. Esmeralda Cene, nxënëse në klasën e V-të në shkollën 9-vjeçare “Jani Baalli”, u gjet e pajetë në tualetin e shtëpisë, e varur me shallin e saj. Sipas pohimeve të prindërve të vajzës në polici, mësohet se Alda (sikurse e thërrisnin) kishte pasur një debat të ashpër dhe menjëherë më pas kishte hyrë në tualetin
e shtëpisë.
16 shkurt 2005
TIRANË – Joana Rajdho, 11 vjeçe, nxënëse e klasës së V-të në shkollën 9-vjeçare “Ramazan Jarani”. Ditën e vetëvrasjes, Joana, ishte kthyer nga shkolla e mërzitur për shkak të një note katër që kishte marrë në një provim, megjithëse mësuesja e kishte garantuar se nuk do e vinte në regjistër. Ndërkohë mësohet se ajo frekuentonte edhe një shoqatë fetare.
20 shkurt 2005
POGRADEC – Në haurin e shtëpisë, var veten Erila Elezi, 13 vjeçe, nxënëse e klasës së VII-të të shkollës 9-vjeçare të fshatit Velçan, të zonës së Mokrës. Sipas familjarëve, mësohet se, mbrëmjen e së dielës, ajo ishte grindur me vëllanë e saj, ndërsa prej kohësh frekuentonte një shoqatë fetare. Sipas prindërve, vajza e tyre tre muaj më parë kishte “paralajmëruar” dëshirën e saj për të vdekur.
23 shkurt 2005
LAÇ - Një vetëvrasje makabre ka realizuar shtetasi Arben Ndreca, 34-vjeçari, babai i tri fëmijëve, i cili u vetekzekutua para syve të fëmijëve të tij të mitur, gruas e nënës së tij. Në momentin e vetëvrasjes, Ndreca, ishte edhe duke biseduar në telefon me vëllanë e tij në Greqi, i cili kishte mundësi dhe dëgjoi krismën e armës. Motivet ngelen ende të errëta.
23 shkurt 2005
BERAT - Në ambientet e urgjencës të spitalit të Beratit, ka mbërritur në gjendje tepër të rëndë, 30-vjeçari Festim Hadaj, banor i fshatit Dushnik, të Beratit. Sipas burimeve nga spitali, babai i tre fëmijëve, kishte konsumuar një lloj helmi, që përdoret për ngordhjen e insekteve keqbërëse në bimët bujqësore. Megjithë ndihmën, ai nuk ka mundur të shpëtojë nga vdekja.
23 shkurt 2005
PATOS – Nxënësi i klasës së VIII, të shkollës 9-vjeçare, “Meleq Gostinishti”, në Patos, Endrit Goxhaj, është vetëhelmuar me gjysmë kokërr fostoksine, të cilën e piu pas një basti që kishte vënë me shokët. Megjithë ndihmën e ofruar nga të afërmit dhe dërgimin e tij në spitalin e Fierit, 14-vjeçari nuk ka mundur të shpëtojë nga vdekja.
23 shkurt 2005
LUSHNJE - Vetëhelmohet 31-vjeçarja, nënë e 2 fëmijëve, nga fshati Çermë-Sektor të komunës Tërbuf në Lushnjë. Jeta e Fatmira Allmeta, lindur në fshatin Prevall të Librazhdit, ka marrë fund në spitalin e Lushnjës, pas një vetëhelmimi të vullnetshëm. Ajo është diktuar nga familjarët e saj një orë më vonë, të cilët janë munduar që ta ndihmojnë, duke e dërguar në spital.