E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Endriti u vetëhelmua pas grindjes për 10 mijë lekë të shpenzuara”

25/02/2005  Dy tufa me lule në bankën e 14-vjeçarit

PATOS – Situata dje në shkollën 9-vjeçare “Meleq Gostinishti” në hyrjet të qytetit të Patosit, dhe veçanërisht në klasën e VIII-të B në katin e dytë të godinës, ishte shokuese, gjendja ishte e rëndë me një hije të përzishme. Në bankën e fundit ku ulej vazhdimisht Endriti i vetëm, ose edhe me ndonjë shok, dje ishin vendosur dy tufa me lule, një e kishte sjellë vëllai i madh nga shtëpia dhe tjetrën shokët e tij të klasës.

Të 32 nxënësit e kësaj klase, dje i kishin sytë me lot dhe nuk ishin në gjendje të jepnin një përgjigje të saktë për veprimin e Endritit. Asnjë nuk dëshironte të fliste për shkakun e këtij veprimi të rëndë, si edhe pse ai nuk kishte shkuar ditën e

vetëhelmimit në shkollë.

Të ishte një parapërgatitje e planit për t’u vetëhelmuar?

Në të vërtetë një shok i klasës E. Sulaj e ka mohuar atë si version.

”Endri nuk kishte asnjë plan të tillë dhe unë e njoh shumë mirë atë. Ai ishte i mërzitur për të atinm me të cilin ishte shumë i lidhur, por megjithatë nuk ishte i tërhequr në vetvete, por i gjallë dhe i qeshur edhe mes nesh. Ka qenë një moment i tillë depresioni, mendoj unë një moment i çastit, ku ai është mërzitur shumë, pas një grindje me nënën e vëllanë e tij, sikurse kemi mundur të mësojmë, pas shpërdorimit të 10 mijë lekëve (të vjetra) nga ana e Endritit. Siç duket kjo gjendje e ka mërzitur Endritin, që bëri aktin.

Variantin se Endriti kishte vendosur një lloj basti nëse vdisje ose jo me fostoksinë, djaloshi nuk e pranon dhe bënë të ditur se një version të tillë e ka dëgjuar në ambientin e tij fisnor.

”Por këtë, shton ai e kanë thënë te dhoma e grave. Kjo është e vërteta që dimë ne, se e ka pohuar vet Endriti, se kishte bërë llafe me të shtëpisë”.

Drejtori i shkollës, Nebi Maskaj

“Kushtet sociale dhe dhimbja për të atin ‘vetëhelmuan’ Endritin”

“Jemi të gjithë të shokuar. Nuk e prisnim nga Endriti. Ai ishte një djalë i urtë dhe pa probleme. Edhe pse nuk mësonte mirë, nuk ishte një djalë i vështirë dhe me sjellje të keqe. Përkundrazi. Çfarëdo që t’i thoshje dhe çdo detyrë që ia ngarkoje, ai e kryente me zell”.

Kështu është shprehur me dhimbje drejtori i shkollës 9-vjeçare “Meleq Gostinishit” në qytetitn e Patosit, Nebi Maskaj, një dië pas vetëhelmimit të nxënësit të tij të klasës së VIII. Ai shton se i jepte Endritit lëndën e historisë dhe se ai ishte kalues në lëndën e tij.

”Ai djalë kishte probleme sociale dhe dobësi të theksuara ndaj të atit, që e mbante më veçan ngaqë ishte djali i vogël i shtëpisë. Unë i njoh njerëzit e kësaj familje. Është një familje e

respektuar dhe shumë e mirë. Në gjendje ekonomike jo të keqe, por Endritit më 2 janar i është vetëvrarë i ati dhe kjo ishte një ngjarje tepër e hidhur për të. Megjithatë, unë mund të them se ai ishte një djalë i gjallë dhe me humor, aspak i tërhequr apo i mbyllur në vetvete, megjithë fatkeqësinë që i kishte ndodhur”, përfundon drejtori, Nebi Maskaj.

Policia

Shkak, gjendja e rënduar shpirtërore

Në Komisariatin e policisë së Fierit nuk japin një version të saktë të motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë. Por, megjithatë, shefi i Komisariatit të Policisë së Fierit, Naun Doko, pohon se djali kishte probleme të rënda sociale, pasi ishte në gjendje të rënduar shpirtërore nga mungesa e të atit.

Arsimi

“Silluni si psikologë, trajtoni nxënësit si shok”

Dy vetëvrasjet e dy nxënësve në Fier, kanë shqetësuar edhe drejtuesit lokal të arsimit. Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Fier, Siciljana Lisi, në një takim të zgjeruar me drejtorët e shkollave ka tërhequr vëmendjen se mësuesit duhet të jenë më të afërt me nxënësit dhe të sillen si psikologe dhe shokë me ta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›