Nano: Do kujdesemi për emigrantët

17/05/2005 Nano prezanton zëvendësministrin Artan Lame kandidaturë në zonën 41 të Kavajës
"Kjo opozitë, e lyp pushtetin për revanshe hakmarrjeje, për prishjen e qetësisë"
Kryeministri Fatos Nano ka premtuar lehtësira për emigrantët, kudo ku ata vendosin të jetojnë, brenda apo jashtë vendit. Nano, gjatë takimit në një nga zonat e Kavajës, është kujdesur të theksojë se Partia Socialiste në platformat e saj elektorale dhe qeverisëse synon të sigurojë lëvizjen e lirë të emigrantëve dhe të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Gjatë prezantimit të Artan Lames, si kandidat për deputet në zonën elektorale numër 49, Luz i Vogël, Nano është shprehur se “PS-ja do të vazhdojë t’u ofrojë të gjitha lehtësitë e nevojshme bijave e bijve në emigracion, kudo ku ata vendosin të jetojnë apo lëvizin lirisht, duke stimuluar rindërtimin e shtëpive, të familjeve dhe të territoreve nga ku ata janë larguar”. Kreu i ekzekutivit shqiptar ka premtuar stimuj real për punësimin e të rinjve dhe përkujdesje për shtresat në nevojë. Premtimet, Nano i ka garantuar me forcimin e autoritet të ligjit dhe shtetit të së drejtës, duke mbrojtur interesat e të gjithë shtetasve.
Investimet
Kreu i qeverisë ka paraqitur para banorëve projektet që janë miratuar nga KRRTRSH-ja si dhe strategjitë e PS-së për zonën ku kandidon zv.ministri i Turizmit, Artan Lame. Në masterplanin urbanistik të zonës së Spillesë, Nano ka vënë theksin në përfundimin e rrugës Dajlan-Plepa, për të vazhduar më pas këtë superstradë deri në Spille. “Do të vazhdojmë ta plotësojmë tregun dhe potencialet e zhvillimit ekonomik, sidomos të turizmit në zonën e Spillesë me investime në infrastukturë, në mënyrë që plazhet tuaja ende të pashfrytëzuar të shtojnë me shumëfish të ardhurat dhe mirëqenien tuaj”, tha Nano. Gjthashtu, Nano është shprehur se do të korrigjohen të gjitha gabimet urbanistike që janë bërë përgjatë bregdetit të Golemit. Kryeministri Nano e ka renditur ndër zonat me përqindjen më të lartë të investimeve për banorë. Sipas tij, “4 vitet e fundit janë investuar nga Buxheti i Shtetit rreth 370 milionë lekë dhe 5 milionë euro, duke sjellë numrin më të lartë të investimeve për çdo një mijë banorë, 1375 dollarë. Shifër nga më të lartat për zonat rurale”.
Sulmi
Kryetari i PS-së e ka cilësuar Partinë Demokratike si një opozitë, e cila kërkon të shtypë median e lirë në Shqipëri. Duke krahasuar misionin e PS-së përballë opozitës, Nano tha se “misioni ynë reformator dhe emancipues nuk është i lehtë, sepse vazhdojmë të kemi përballë një opozitë, që lëngon nga sëmundjet dhe ngërçet e së kaluarës, prandaj ajo përhap veset dhe konfliktet e saj. Kjo opozitë, e lyp pushtetin për revanshe hakmarrjeje, për prishjen e qetësisë së familjeve tuaja, për pasurim të paligjshëm, për të sunduar mbi kundërshtarët, për arbitraritet dhe për marrëdhënie klienteliste me njerëzit e progresit”. Në fjalën e tij, Nano ka treguar tone me të buta ndaj përfaqësuesve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke u shprehur se “jo të gjithë kanë mundur ta ndjekin ritmin tonë të lartë drejt Evropës dhe demokracisë moderne. Një pjesë janë larguar dhe kanë kërkuar kasolle të reja përballë godinës sonë, që vazhdon të ngrejë katet. Ne askujt nuk ia hamë hakun, por dimë të kritikojmë, të bëjmë autokritikë, të kërkojmë ndjesë për gabimet dhe vetëm duke forcuar bashkëpunimin me ju të hedhim hapa të tjera përpara, që përmirësojnë jetën dhe lirinë tuaj”, tha Nano.