Eksplozivi te “Don Bosko”, informacione për identitetin e viktimës

12/03/2005 Gjithçka është siguruar operativisht nga policia. Priten verifikimet përfundimtare
Policia dhe Prokuroria e Tiranës ka në dorë informacione të mbledhura në rrugë operative, lidhur me identitetin e personit që u shkrumbua gjatë shpërthimit të një sasie eksplozivi mëngjesin e së shtunës së kaluar, në shkallët e një pallati në rrugën “Don Bosko”. Por ende nuk janë kryer të gjitha verifikimet përkatëse për të konkluduar në një version përfundimtar për ngjarjen dhe për gjeneralitetet e personit të seksit mashkull, rreth të 40-ave, që mbeti i vdekur në vend. Hetimet e organit të akuzës janë përqendruar në identifikimin përfundimtar të tij dhe motivin e ngjarjes.
Informacioni
Duket se gjatë kësaj jave, policia ka arritur të sigurojë informacione të marra në rrugë operative për identitetin e mundshëm të personit që ndërroi jetë pas shpërthimit të një sasie lënde plasëse në rrugën “Don Bosko”. Por ende nuk ka një konfirmim zyrtar, pasi deri tanimë ka munguar një kallëzim nga ana e qytetarëve për zhdukje të ndonjë personi në moshë mesatare. Lajmi bëhet i ditur për gazetën “Metropol”, nga burime të policisë kryeqytetase, të cilat thanë se disponojnë informacione parapake të siguruara operativisht për identitetin e mundshëm të viktimës. Por shtojnë se ende nuk janë kryer të gjitha verifikimet e mundshme dhe, për këtë pasojë gjeneralitetet e tij nuk mund të bëhen të ditura. Ndërkaq, nga burime pranë organit të akuzës, mësohet se kanë mbetur edhe disa verifikime për t’u kryer për arritjen në një konkluzion përfundimtar lidhur me identitetin e viktimës dhe motivet e ngjarjes. Mësohet se pritet verifikimi i të gjitha konflikteve të mundshme të zyrtarëve të policisë që banojnë aty afër si dhe të një familjeje që është larguar disa jëvë para atentatit.
Hetimi
Hetimi i Prokurorisë së Tiranës është shtrirë në disa pista, të cilat priten të përjashtohen ose të konkludohen në përfundim të verifikimeve. Sipas burimeve, po hetohet edhe për një lidhje të mundshme të një autoveture tip “Volvo 460”, të gjetur tri ditë më parë, në të cilën ndodheshin tri maska dhe një sasi e konsiderueshme municioni. Mësohet se hetimi për një lidhje të mundshme të makinës me viktimën filloi pas dëshmive të marra nga banorët e lagjes ku u gjet, të cilat pohuan se kishte rreth një javë që gjendej e parkuar aty. Ndërkaq, Prokuroria dhe policia po heton për të përcaktuar përfundimisht nëse viktima ka qenë një atentator, të cilit i shpërtheu eksplozivi aksidentalisht, apo është ekzekutuar nga dikush tjetër. Tjetër fakt që mund të hedhë dritë, sipas Prokurorisë, është edhe verifikimi i identitetit të poseiduesit të kartës telefonike që u gjet në vendngjarje.