Lame, zbulohen thirrjet telefonike gjatë shpërthimit

12/03/2005 Kompanitë celulare përfundojnë verifikimin e numrave të papërdorur më parë
Dy kompanitë celulare në vend kanë përfunduar verifikimin e kërkuar nga Prokuroria për identifikimin e numrave telefonikë, që kanë marrë dhe kryer thirrje në momentin e përafërt kur ndodhi shpërthimi i eksplozivit, që mori jetën e biznesmenit të njohur Vajdin Lame dhe mikut të tij, Artan Arsi. Rreth një javë ka zgjatur verifikimi i kryer nga kompanitë celulare, për të konkluduar në numrat që kanë qenë të papërdorur dhe që kanë marrë thirrje në momentin e shpërthimit, rreth orës 00.40 të hënën e javës së kaluar. Ndërkaq, Prokuroria pritet të përjashtojë numrat, që në bazë të identifikimit të poseiduesve të tyre, nuk ngjallin asnjë dyshim se mund të jenë numrat e përdorur për të aktivizuar eksplozivin.
Verifikimi
Për afro një javë, kompanitë celulare në vend u angazhuan në verifikimin e numrave, të cilët kanë marrë dhe kanë kryer thirrje telefonike në momentin e shpërthimit të eksplozivit që ekzekutoi Lamen. Ndërsa në fillim të kësaj jave, këto verifikime kanë përfunduar dhe i janë përcjellë Prokurorisë, e cila do t’i përdorë gjatë hetimit. Lajmi për përfundimin e verifikimit, me qëllim gjetjen e ndonjë numri celular, të dyshuar se mund të jetë përdorur nga atentatorët e Lames, u bë i ditur dje për gazetën “Metropol”, nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Ato thanë se ka përfunduar verifikimi nga ana e kompanive celulare, por nuk dhanë ndonjë informacion lidhur me sasinë e numrave të skeduar si të dyshuar. Gjithashtu, burimet nuk sqaruan nëse janë identifikuar poseduesit e numrave, që rezulton se kanë marrë thirrje në një moment të përafërt me shpërthimin e eksplozivit, që, sipas dëshmive të banorëve të pallatit, mund të ketë ndodhur rreth orës 00.40 të 28 shkurtit të këtij viti. Nga burimet mësohet se, fillimisht, u krye verifikimi për të gjetur të gjithë numrat telefonikë celularë të përdorur më parë, të cilët kishin marrë thirrje në momentin e shpërthimit. Kjo, pasi dyshohej se numri që gjendej në celularin e montuar në eksploziv, mund të ketë qenë i papërdorur, me qëllim evitimin e çdo thirrje aksidentale, që do të bënte të mundur dështimin e atentatit. Ndërkaq, nëpërmjet tyre u identifikuan edhe numrat që kanë bërë thirrje tek ata të papërdorurit. Ndërkaq, Prokuroria pritet të kryej përjashtimet e numrave telefonikë që u përkasin personave, të cilët pas verifikimit do të jenë jashtë çdo dyshimi për implikim në këtë ngjarje. Burimet thonë se do të seleksionohet vetëm ai numër që ka marrë thirrje në momentin e shpërthimit, moment i konkluduar nga dëshmitë e banorëve të pallatit dhe ekspertimeve të kryera.
Hetimi
Hetimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda tanimë është përqendruar në verifikimin e tri pikave kyçe, që mund të çojnë në identifikimin e ndonjë prej autorëve të atentatit të 28 shkurtit. Sipas burimeve të Prokurorisë së Përgjithshme, hetimi është përqendruar në identifikimin e poseduesit të numrave që aktivizuan eksplozivin dhe gjetjen e blerësit të lëndës plasëse, që mendohet të jetë trafikuar nga vende të rajonit. Kjo, pasi një cilësi e tillë eksplozivi rezulton të mos gjendet në Shqipëri. Tjetër pistë e Prokurorisë është ajo e gjetjes së blerësit të autoveturës që u dogj nga atentatorët e TVA-së, ku mbetën të plagosur Lame dhe Xhevahir Ngjeqari. Burimet thonë se nga verifikimet, makina rezulton të mos jetë e vjedhur dhe dyshohet të jetë blerë në Gjermani. Mësohet se dy atentatet kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe dyshohet të jenë organizuar nga e njëjta “dorë”. Policia dhe Prokuroria nuk arritën të gjenin asnjë gjurmë të atentatorëve të Lames, pasi ashensori me të cilin ai po ngjitej për në banesë, ishte shkatërruar plotësisht, si pasojë e shpërthimit të pazakonshëm të eksplozivit. Sipas policisë, dyshohet që në ashensor të kenë qenë të montuara mikro-kamera, me anë të të cilave mund të jenë ndjekur në një kompjuter portativ pamje fizike të prezencës së Vajdin Lames. Gjithashtu dyshohet se për kryerjen e atentatit kanë bashkëpunuar disa persona dhe se një prej tyre mendohet të ketë qenë ekspert në fushën e shpërthimeve. Burimet përfundojnë se ende nuk kanë arritur në asnjë emër konkret si të dyshuar për autorësinë e këtij atentati, pasi thuajse nuk ka asnjë provë materiale veç kaskës së një celulari “Siemens”, që nuk mund të shërbejë për identifikimin e tyre. Re. kro
Eksplozivi ndaj Lames nxiti amerikanët për trafikun e lëndëve plasëse në Ballkan
Dy ditë më parë në Prokurori kanë mbërritur agjentë të misionit amerikan PAMECA në Tiranë. Nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme, u mësua se dy hetues amerikanë janë njohur me të gjitha aktet materiale të dosjes hetimore për atentatin ndaj Lames dhe mikut të tij, Arsit. Burimet thanë se, amerikanët kanë treguar interes për mënyrën e organizimit të atentatit dhe lëndës plasëse që është përdorur, e cila rezulton të jetë e familjes C, me rrezikshmëri tepër të lartë. Gjithashtu, ata do të bashkëpunojnë kryesisht për konkludimin përfundimtar të llojit të lëndës plasëse që është përdorur në këtë atentat, shtojnë burimet. Ato sqarojnë se, hetuesit amerikanë do të përqendrohen në hetimin e burimit të këtij eksplozivi, për të konkluduar në shitësit dhe blerësit e tij. Gjithashtu hetimi do të shtrihet në të gjitha vendet e rajonit, me qëllim zbulimin e të gjitha tregjeve dhe rrugëkalimeve të lëndëve plasëse në Ballkan, pohojnë burimet. Këto përfundojnë, se falë bashkëpunimit të drejtësisë amerikane me atë të vendit tonë, në këtë çështje pritet që të zbulohet blerësi i eksplozivit që u përdor kundër Lames, duke kapur kështu një nga fijet e këtij grupi të mirorganizuar.