Kordha, bandat e Vlorës u drejtuan nga politika

12/03/2005 TIRANË – Gazmend Braka u përball dje në gjykatë me ish-shefin e komisariatit të Vlorës, Milto Kordha. Në vitin 1999, kur Kordha u pyet për herë të parë në lidhje me ngjarjet e Vlorës, të kryera në emër të disa grupeve që u ngritën me pretendimin për të mbrojtur qytetin, Gazmend Braka nuk ndodhej në sallë. Ishte person i shpallur në kërkim. Ndërkohë që, edhe dje për të ishte njëlloj. Nuk bëri asnjë pyetje, madje, nuk u shqetësua fare nga dëshmia e dhënë prej ish-kreut të komisariatit në vitin 1997. Milto Kordha tregoi në gjykatë se e kishte kujtesën fare të dobët dhe nuk mund të riprodhonte të gjitha ngjarjet ashtu si më parë. Tashmë, Kordha shprehet se ka mësuar shumë gjëra në lidhje me tragjedinë e vitit 1997.
Dëshmia
Por, gjithsesi, ai nuk ka dëshirë të flasë për emra konkretë, pasi gjithçka i ka mësuar nëpërmjet personave të tretë, duke iu shmangur të gjitha pyetjeve të bëra nga organi i akuzës. Kordha ka patur drejtimin e policisë në vitin e mbrapshtë '97. Pikërisht, në këtë vit, nga persona që ai i di shumë mirë se kush janë, është vrarë polici Viron Rrapaj. Por, Milto Kordha u shpreh se ditën e vrasjes më 10 maj, nuk ka qenë në komisariat. Nëpërmjet vartësve të tij ka mësuar se në orët e para të mesditës, në oborrin e komisariatit janë futur mbi 30 vetë. Të gjithë kishin ardhur nën një emër. I drejtonte Alfred Nebiu, tashmë i vdekur. Të paktën këtë emër, Kordha e mbante mend shumë mirë. Kanë kërkuar të marrin tanket dhe blindat. Ndërsa për katër emrat e të pandehurve që janë duke u gjykuar nga Krimet e Rënda, dëshmitari u shpeh se nuk i kishte dëgjuar. E dinte shumë mirë se Gazmend Braka ishte në të njëjtin grup me Alfred Nebiun, ose i thirrur ndryshe "Kakami". Por deklaroi që, nëpërmjet shokëve ka mësuar se, Viron Rrapajn e vrau Kakami.
Grupet
Vlora në vitin 1997 u pushtua nga katër grupe kryesore. Milto Kordha u shpreh se policia, edhe pse merrte urdhër për të ruajtur qetësinë dhe rendin, në shumicën e rasteve ishte jashtë loje. Grupet e krijuara rishtas, ishin më të forta se policia. Jo vetëm kaq, por ata kishin ndarë edhe zonat e influencës. Të gjitha grupet kriminale udhëhiqeshin nga politika në atë vit. Këtë e them, pasi edhe pas tetë vjetësh vazhdoj të mësoj rreth tyre dhe lidhjes me politikën. Filimisht ishte grupi i Zanit ai që u hodh në sulm. Zani Çaushi, bashkëpunonte me Robert Borakun, i cili ishte në grupin e Gaxhait. Por më pas, gjithçak u ndryshua. Gaxhai dhe Zani u bënë kundërshtarë të fortë. Filluan të vrisnin pjesëtarët e grupeve të njëri-tjetrit. Midis grupit të Zanit dhe Gaxhait nisi konflikti vetëm pas vrasjes së Bashkim Dules dhe Bernard Duçkës, i thirrur me pseudonimin (Kuqo). Ky i fundit ishte pjesëtarë i grupit të Gaxhait dhe u vra nga grupi i Zani Çaushit. Këtu filluan të ndaheshin zonat e influencës. Vrasjet erdhën në seri. Në datën 20 mars 1997, anëtarët e kësaj bande vrasin Bashkim Dulen, në afërsi të shtëpisë së tij. Në datën 24 prill 1997, rrëmbejnë në shtëpinë e tij Sadik Kurtin, babain e Marsela Kurtit, të fejuarës së Edmond Leskajt. Konflikti filloi nga fundi i prillit '97. Në datën 9 maj, rrëmbejnë Avdyl Bajramin. E çojnë në Kaninë, pasi e lidhin këmbë e duar me tela, e vrasin e më pas i vënë flakën. Këtë ngjarje e ka treguar vëllai i viktimës, Pëllumb Bajrami. Në datën 10 maj futen në komisariat për të marrë blindat. Paraqiten si pjesëtarët e bandës së Gaxhait dhe kërkojnë mjete për t’u mbrojtur nga banda e Zanit. Në këtë datë vritet Viron Rrapaj. Kjo vrasje bëhet nga Alfred Nebiu, për një konflikt personal. Sipas akuzës, Rrapaj vritet, pasi ka qenë i pranishëm kur është ekzekutuar djali i xhaxhait të Kakamit. Në 13 qershor 1997, Robert Boraku i del përpara një makine. Rrëmbehet Dhimitraq Mishka. Pasi e torturojnë e vrasin dhe më pas i vënë flakën. Kështu kanë bërë pothuajse me të gjitha viktimat, pjesëtarët e grupit. Në 20 qershor vritet në Cerkovinë, Zini Haruni. Në 8 gusht 1997 vritet në Skelë, Robet Myftari, nga Sokol Sinomati. Në 17 gusht vritet Ilir Mara, në një bunker në fshatin Babicë. Ilir Mara ka qenë i pranishëm në vrasjen e djalit të xhaxhait të Alfred Nebiut. Pjesa më e madhe e të pandehurve të këtij grupi kanë vdekur. Ndërsa në sallën e gjyqit ndodhet vetëm Gaxhai, i dënuar me burgim të përjetshëm për dy vrasje të kryera në vitin 2000.