Eksportet, “Made in Albania“ nuk kanë identitet
12/05/2005 Shqiptare janë vetëm bimët medicinale, uji mineral dhe birra
Kufijtë “free” pa taksa dhe dogana duhej të gëzonin prodhuesit shqiptarë, të cilët do përfitonin për të gjetur disa miliona konsumatorë më shumë për produktet e tyre. Por nuk ka ndodhur kështu me Shqipërinë, e cila në momentin kur barrierat fiskale po zhduken, ka ngritur për veten të tjera barriera edhe më të vështira për t’u kaluar. Prodhimet shqiptare kur kalojnë kufirin duket se janë më shumë disa përpunime të lëndëve të para se sa prodhime autentike, me të cilat Shqipëria mund të identifikohet.
Bilanci tregtar vazhdon të prodhojë deficit dhe eksportet nuk mbulojnë dot as 40 për qind të importeve. “Me mbi 65% të eksporteve, përpunime ’materialporositësi’ dhe 41.8% të importeve, mbuluar me paret e transfertave private, Shqipëria vazhdon të qëndrojë në listën e ’rasteve të çuditshme’ të bilancit tregtar”, thotë Selami Belortaja, drejtor i ACIT. Përballë kësaj situate, shteti ka filluar të ngrejë gjithnjë e më tepër zërin për fuqizim të eksporteve, duke promovuar dhe strategjitë e reja të nxitjes së eksporteve. Por, ndërkaq, duket se impakti statistikor vazhdon të jetë i dobët dhe përfitimet nga eksportet nuk po duken gjëkundi. Në tregjet ndërkombëtare priten me interes bimët medicinale, mineralet apo birra dhe uji mineral, të cilat duket se janë të vetmet produkte që kanë identitet të vërtetë shqiptar. Ndërkaq, sipas kreut të ACIT, Belortaja, raportimet se "kemi tashmë një strategji eksporti" dhe disa flukse eksporti tradicional, duhen shoqëruar me vlerë të shtuar në përmirësimin e treguesve të klimës dhe performancës së biznesit, matur me treguesit që FIAS, BB e BERZH i pasqyrojnë qartë në studimet e tyre të fundit.
“Në kushtet e sotme do të ishte më me mend që përpjekjet tona, më tepër se sa në uljen e kostos për njësi, të përqëndroheshin në specifikat e produktit, në profilimin dhe diferencimin e tij, në karakteristikat e veçantitë që sjell në autenticitetin dhe origjinalitetin në emrin dhe markën e krijuar, në mënyrën origjinale si produkti ofrohet”, thotë Selami Belortaja. Kështu po t’i referohesh sektorit të prodhimit për eksport, do të shikosh se 95% e sallamrave dhe proshutave tona prodhohen me mish importi. 96% e këpucëve me topat e lëkurës që vijnë nga jashtë. “Puna është se ne vazhdojmë ta perceptojmë atë si njëherë e një kohë dhe po kaq të vjetëruara janë edhe përpjekjet për diferencim”, thotë Belortaja. Kështu, kreu i ACIT kujton se emrat "konjak Korçe" apo "raki Skrapari", "verë Leskoviku apo djathë Zagorie", "ullinj Berati apo mjaltë Çajupi", mund të impresionojnë bashkëfshatarët tanë, por jo blerësit e huaj. “Sa kohë që ne nuk e ndërtojmë, ruajmë dhe demonstrojmë DIFERENCEN e tyre, e sa kohë që këtij emri historik ne nuk i sjellim vlerë të shtuar, shumë pak mund të shpresohet për suksesin tregtar”, përfundon Belortaja.