Pranga të fortit të Selitës

12/05/2005 Lavdi Shaba, i fundit i bandës së Kartelës kishte marrë peng Ardjan Qarrin
TIRANË- "I katërti" i bandës së Kartelës është arrestuar dje nga Policia e Tiranës. Burimet zyrtare të Policisë së Tiranës bënë të ditur se një i shumëkërkuar është arrestuar në orët e vona të dy ditëve më parë, duke u gdhirë dita e djeshme, në Tiranë. Lavdi Shaba, 31 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, ka rënë në pranga gjatë një operacioni të policisë së Tiranës. Burimet nga policia bëjnë të ditur se, Shaba akuzohet nga drejtësia shqiptare nën akuzën e “rrëmbim personi” në bashkëpunim, ndërsa burimet nuk citojnë mënyrën e largimit nga vendi i vuajtjes së dënimit, pasi Shaba u arrestua në Itali dhe u ekstradua në vitin 2002. Policia thotë se, “në vitin 1998, Lavdi Shaba së bashku me Artur Ymerin dhe Dritan Tresën, akuzohen se kanë marrë peng Ardjan Qarrin dhe pas operacionit të policisë, ata kanë kundërshtuar dhe kanë qëlluar ndaj policisë, duke u shënuar dy viktima nga pengmarrësit.
Goditja e helikopterit
Burimet policore bëjnë të ditur se Shaba, pasi kishte marrë peng Ardjan Qarrin në Selitë, u largua jashtë vendit dhe u vendos në Belgjikë së bashku me shokun tij, Dritan Tresa. Nga ana tjetër, në Shqipëri filloi gjyqi në mungesë dhe përfundoi me dënimin e tij me dhjetë vjet heqje lirie. Ndërkaq bëhet e ditur se një precedent kriminal ndaj 31-vjeçarit është edhe kundërshtimi i uniformave të policisë, të cilat gjatë operacionit për shpëtimin e pengut Qarri hasën në rezistencë ndaj grupit, ku bënin pjesë Dritan Tresa, Artur Ymeri, tashmë të vrarë dhe i prangosuri Lavdi Shaba. Helikopteri që përdori policia e Tiranës, u godit në Selitë nga banda e Ymerit, por fatmirësisht nuk pati të vdekur në radhët e policisë. Sipas burimeve policore, pas ngjarjes, Tresa dhe Shaba u larguan jashtë Shqipërisë për të mbërritur në Belgjikë.