Fqinjët marrin minerale dhe sjellin ushqime
12/05/2005 Nocionin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me rajonin, shqiptarët janë duke e kuptuar ngadalë, duke hulumtuar tregun. Gjithnjë e më tepër në të gjenden produktet lindore, madje dhe në tregun e fruta-perimeve. Atë që konsumatorët e shohin me sy dhe e ndjejnë në leverdisshmërinë e financave të tyre, statistikat zyrtare e regjistrojnë me shifra që gjithnjë e më shumë rëndojnë peshoren nga importi.
“Deficiti tregtar, vetëm nga shkëmbimet me vendet e rajonit, në fund të 2003-shit arriti në 108 milionë dollarë“, bën të ditur qendra shqiptare për tregtinë ndërkombëtare.
Prodhuesi vendas është më i shqetësuari për këtë bilanc negativ, që ngadalë po i rrëmben tregun dhe po e nxjerr jashtë loje. “Made in Albania” shihet me interes përtej kufirit, kur vjen fjala për minerale, të cilat janë mjaft të kërkuara dhe mbajnë peshën kryesore të eksporteve shqiptare, por kur vjen puna për ushqime apo produkte të tjera ushqimore dhe shtazore, fqinjët parapëlqejnë të tyret. ”Është bërë sigurisht një ndryshim strukturor mga mineralet e varfëra te syprinat e këpucët me material porositësi, nga domatet, specat e shalqini te këmishët e të brendshmet, po me material porositësi, nga konjakrat dhe pijet te kanoçet e aluminit dhe hekuri i skrapeve“, thotë Selami Belortaja, drejtor i ACIT, duke kujtuar faktin se ato pak eksporte që kemi, janë me material të porositur.
“Struktura e mallrave të eksportit udhëhiqet nga produktet minerale dhe artikujt vegjetalë. Ndërkohë që nga struktura e mallrave të importit, rezulton se Shqipëria është importues neto në gati të gjithë 21 grupmallrat”, bëhet e ditur në raportin vjetor të ACIT. “Tregtia me partnerët ballkanas duket se po shfaqen tendenca të lehta pozitive në zhvillim, por akoma jo sinjikative“, thotë Selim Belortaja, duke e shpjeguar këtë fakt me afrimin gjeografik, por dhe me tendencat kulturore dhe nevojat që kanë tregjet në vendet fqinje.
Kështu, prodhuesit që kanë fat të eksportojnë në Bullgari, janë ata që merren me mineralet e bakrit, qymyrit të drurit, artikujve të zdrukthtarisë, kimikate organike apo artikujt e gizës dhe çelikut. Ndërkohë që, bullgarët kanë sulmuar tregun me ushqime dhe veshje tekstili, duke nxjerrë jashtë loje dhe atë pak prodhim vendës në sektorin e tekstilit.
Nga ana e saj, qeveria është e vendosur që t’i shkojë deri në fund nënshkrimit të marrëveshjeve dhe pse nga kjo humbet çdo vit miliona dollarë nga heqja e taksave doganore dhe armiqësohet nga viti në vit me biznesin që ndjen rrezikun që i kanoset nga ashpërsia e konkurrencës.
“Sipas vlerësimeve të ACIT, produktet e liberalizuara përbëjnë 7.5 për qind të totalit të importeve dhe kostoja fiskale e reduktimi i të ardhurave doganore është llogaritur në 10 milionë euro“, bëhet e ditur në raportin vjetor të ACIT. Ndërkohë, mbështetur në të njëjtat llogaritje, në rast se do të zbatoheshin të gjitha detyrimet që kërkon BE-ja, humbja që do i shkaktohet arkës së shtetit, vetëm nga tarifat zero, do të jetë 25 milionë euro.
“Në rast se do të respektoheshin të gjitha detyrimet sipas skedulit të angazhimeve të OBT–së, humbjet për vitin 2004, 2005, 2006 do të ishin respektivisht 16, 21 dhe 25 milionë euro“, bëhet e ditur nga e njëjta qendër kërkimesh.
Si do të reduktohen tarifat në zero për zërat industrialë
1 janar 2005 60 për qind
1 janar 2006 40 për qind
1 janar 2007 20 për qind
1 janar 2008 10 për qind
1 janar 2009 tarifat zero