E Diel, 1 Nëntor 2026

“Eksportet dhe investimet mbajnë peng ekonominë”

 

FABIOLA ÇELA

Banka Botërore ka kaluar në skanerin e saj të gjithë ekonominë shqiptare. Sipas raportit më të fundit të saj niveli i ulët i eksporteve dhe i investimeve si private dhe të huaja, si dhe qeverisja e dobët mbajnë peng rritjen ekonomike. Në raportin e saj banka ka renditur edhe të gjithë hapat që duhet të ndërmarrë qeveria për të kapërcyer këtë situatë të krijuar.
Raporti
Sipas raportit të BB-së, shenjat e para të trendëve negative të krizës globale në ekonominë shqiptare janë reflektuar tek rënia e dërgesave të emigrantëve dhe një rënie në depozitat bankare midis tetorit 2008 dhe marsit 2009. Duke pasur parasysh lidhjet e forta midis remitancave, konsumit dhe importit, këto të fundit kanë gjithashtu rënie. Ky ngadalësim pothuajse në mënyrë të pashmangshme do të jetë i shoqëruar nga një reduktim të rritjes, e cila ka gjasa të bjerë nën 4 për qind në vitin 2009. Por sipas bankës pavarësisht nga mjedisi aktual ndërkombëtar ekonomik, Shqipëria është e gatshme të vazhdojë paraqitjen e saj pozitive e jetesës, reformat duhet të përqendrohen në disa prioritete. Një ndër këto reforma është përmirësimi i qeverisjes dhe forcimi i institucioneve për të siguruar integritetin drejtues brenda administratës publike, zbatimit të besueshëm, të parashikueshëm dhe të drejtë të sundimit të ligjit dhe një rol të fortë për qytetarët dhe shoqërinë civile, që të marrin pjesë si dhe mbikëqyrin se si kryhen shërbimet publike. Duhen ndërmarrë masat e duhura për ruajtjen e një strukture të qëndrueshëm makroe-konomike, kryesisht përmes disiplinës fiskale dhe rritjes së kursimeve publike dhe cilësisë së investimeve publike, dhe mobilizimin e mëtejshëm të së ardhurave. Gjithashtu, përmirësimi i mjedisit të biznesit, rritja e tregtisë, si dhe përshpejtimi i integrimit rajonal për të krijuar një mjedis më të favorshëm për investimet vendase dhe të huaja dhe krijimi i vendeve të punës, janë një tjetër hap që duhen ndërmarrë nga qeveria. Një tjetër reformë e rekomanduar nga BB-ë është edhe përtëritja e infrastrukturës publike për të rritur produktivitetin përmes prioriteteve më të mira dhe zgjedhja e investimeve të mundshme ekonomike, forcimi i bashkëpunimit rajonal në rrjetet shtyllë, përmirësimi në menaxhimin dhe qeverisjen e shërbimeve publike, dhe vendosja e çmimeve për të siguruar rikuperimin e kostos për shërbimet e infrastrukturës publike, duke mbrojtur të varfrit.

Reformat

* Ruajtja e stabilitetit dhe krijimi i konsensusit për një vizion të zhvillimit afatgjatë.
* Përmirësimi i qeverisjes dhe forcimi i institucioneve për të siguruar integritetin drejtues brenda administratës publike.
* Ruajtja e një strukture të qëndrueshëm makroekonomik.
* Përmirësimi i mjedisit të biznesit.
* Përtëritja e infrastrukturës publike.
* Sigurimi i progresit në procesin e integrimit të vendit për të përshpejtuar pranimin e ardhshëm në Bashkimin Evropian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›