E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria, ndaj Italisë së Makedës dhe Zigonit

 

Kombëtarja shqiptare U-19 do të ketë sot testin e parë serioz ndaj Italisë së yjeve si Federiko Makeda (Mançester Junajtid) dhe Zigoni (Milan). Ekipi shqiptar zhvilloi dje seancën e fundit  stërvitore një ditë para ndeshjes me kombëtaren italiane. Stërvitja u krye në stadiumin “Serravalle” ku do të zhvillohet ndeshja e nesërme. Skuadra e drejtuar nga tekniku Ramadan Shehu vjen në këtë kampionat evropian pas disa rezultateve pozitive në miqësoret ndaj Qipros. Gjendja e skuadrës paraqitet optimale dhe lojtarët janë të motivuar për një ndeshje me nivel përballë “axurrëve” të Massimo Pisheda.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›