Eksportet drejt Italisë, më të ulëtat në shumë vite
Shqipëria arriti të eksportojë vetëm 155.8 milionë euro mallra drejt partnerit të saj kryesor tregtar, Italisë, shifër kjo 19 për qind më e ulët sesa vitin e kaluar dhe më e ulëta në vlerë absolute që nga viti 2005. Lajmi bëhet i ditur nga të dhënat statistikore të Bankës së Shqipërisë. Rënia e eksporteve i detyrohet rënies së kërkesës botërore për këpucë dhe veshje, të cilat prodhohen në Shqipëri për llogari të kompanive të huaja të modës. Situata aktuale është kthyer në një betejë për mbijetesë për pjesën më të madhe të qindra kompanive të këtij sektori, të cilat kanë shkurtuar ndjeshëm forcën e punës dhe po shpresojnë që kriza botërore të marrë fund sa më parë në mënyrë që kërkesa për krahët shqiptare të punës të nisë të rritet.
Sektori i material-porositësve punëson zyrtarisht 60 mijë shqiptarë dhe jozyrtarisht edhe 40 mijë të tjerë përmes kontratave "me kohë të pjesshme". Vetë kompanitë kanë njoftuar se kanë ndërprerë marrëdhëniet e punës me 10 mijë punëtorë si pasojë e krizës botërore. Së bashku me rënien e kërkesës, kompanitë e këtij sektori janë përballur me rritje taksash dhe me rënie të çmimit që të huajt pranojnë të paguajnë për shërbimin e tyre. Shumë porositës kanë filluar të vonojnë respektimin e faturave duke vënë në presion likuiditeti një pjesë të kompanive shqiptare.
Eksportet shqiptare drejt Italisë kanë njohur vetëm rritje që nga viti 1997, furnizuar nga investimet në industrinë tekstile, e cila përbën edhe pjesën më të madhe të eksporteve të vendit. Për herë të parë në 12 vjet, 2009 mund të shënojë rënien e parë në eksporte. Në total, eksportet ranë me 27 për qind kundrejt vitit të kaluar ose në 236.6 milionë euro.