Eksportet me fason rriten me 6% në 6-mujorin 2008
Eksportet e prodhimeve me fason në 6 muajt e parë të vitit u rritën me 6% më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të dhënat bëhen publike nga INSTAT-i. Eksportet shqiptare të industrive me fason, kryesisht konfeksione, lëkurë-këpuca etj., kanë orientim tregjet e BE-së dhe ku peshën kryesore e zë Italia, Greqia dhe Gjermania, vende të cilat janë dhe tregjet kryesore. Në vitin 2007, ky grup prodhimesh shqiptare zuri peshën kryesore dhe më të madhe të eksporteve shqiptare, me 65% në totalin e eksporteve. Rritja e eksporteve shqiptare për industritë me fason ka ecur në një vijueshmëri pozitive gjatë 10 viteve të fundit, çka tregon se Shqipëria i ka në zhvillim avantazhet për të rritur mundësitë e eksporteve të këtyre produkteve.
Tatimi i grosistëve të naftës do të ulë çmimin në treg
Jo pak është thënë jo vetëm nga qytetarët, por edhe nga drejtues të qeverisë, se tregtarët e karburanteve abuzojnë me çmimet në treg, për më tepër në rastet kur ka luhatje burse. Konsumatori shqiptar ka qenë ai që e ka pësuar nga e gjithë kjo situatë. Por duket se tash e tutje, tregtarët e naftës nuk do të mund të abuzojnë me çmimin, sepse Ministria e Financave ka vendosur t’i tatojë më shumë. Sa më i lartë të jetë fitimi, aq më shumë do të paguajnë grosistët e naftës ndaj shtetit. Kjo është një manovër që qeveria do të përdorë për të mbajtur nën kontroll çmimin me pakicë të naftës. Vendimi i Ministrisë së Financave për tatimin e grosistëve të naftës në bazë të çmimeve për njësi pritet të shoqërohet me stabilizim të tregut të karburanteve. Importuesit deklarojnë se më tepër sesa tek ulja e çmimeve aktuale, skema e re synon të eliminojë luhatjet ditore të çmimeve. Importuesit e karburanteve shprehen se mënyra e re e taksimit do të bëjë që çmimi i naftës dhe i benzinës të jetë i njëjtë në të gjitha qytetet. Dy ditë më parë, Ministria e Financave deklaroi se grosistët do të paguanin akcizë dhe TVSH për naftën dhe benzinën në bazë të çmimit me të cilin ata do t’ua shisnin karburantet tregtarëve të vegjël. Skema e re synon që të eliminojë abuzimet në tregun e karburanteve, pasi importuesve nuk u leverdis që të rrisin në mënyrë abuzive çmimet, pasi do të tatohen shtesë.