Pronarët tek Liqeni: E drejta jonë të ndërtojmë
Banorët e Tiranës cilësohen si popullsia më e butë ndër të gjitha llojet e tjera të Shqipërisë. Këtu bëhet fjalë për vendasit, ata që krijuan kryeqytetin dhe mikpritën jo pak, por dhjetëra mijëra të ardhur nga qytete të tjera, të largëta e të afërta. U bënë vend në tokën e tyre, e shumë syresh ngritën jetën e re në tokën e tiranasve. Por tash, pas shumë vjetësh, kur këta tiranasit autoktonë kërkojnë tokën e tyre, pronën që u kanë lënë të parët, disa të ardhur rishtas në kryeqytet ngrihen e shqetësohen për ajrin e mjedisin, pavarësisht se në shumë raste këta pronarë kanë mundur të bien dakord me njësitë vendore për të ndërtuar në tokat e tyre objekte të standardeve evropiane, që do t’i jepnin më shumë frymëmarrje, jetë e gjallëri qytetit, që më së shumti është ndërtuar kuturu gjatë viteve të tranzicionit.
Pronarët e truallit tek Liqeni Artificial, apo në ndonjë zonë tjetër të Tiranës, kanë vendosur ta japin tokën e tyre për të realizuar projekte me standarde evropiane, që do të projektohen nga studio prestigjioze, por kohët e fundit prona e tyre është bërë objekt debati mes politikëbërësve. Disa syresh kundërshtojnë këtë projekt, duke pasur në qendër të kritikave kryebashkiakun për një iniciativë të tillë, pavarësisht se në këtë pikë ata atakojnë direket interesat e vetë pronarëve të truallit. Këta pronarë trualli, që mbajnë mbiemrat e atyre që krijuan Tiranën, nuk na paskan të drejtë të ndërtojnë në tokën e të parëve, sepse një forcë politike nuk e dëshiron një gjë të tillë. Çudi e madhe kjo punë. Janë me dhjetëra firma ndërtimi që janë shpërngulur në Tiranë nga rrethe e rrethina, e ndërtojnë kudo. Pse jo, kanë ndërtuar edhe mu në zemër të kryeqytetit në kohë të ndryshme kur qeveritë drejtoheshin po nga kryeministra të ndryshëm. E sot kur radha u vjen vendasve, atyre që më shumë se kushdo u takon të ndërtojnë në tokën e tyre, duan të realizojnë një projekt me standarde evropiane, quhet shkelje. Ndërkaq, në kryeqytet ke ndërtime të shumta, që janë ngritur në tokën e atyre që kanë ardhur nga malësitë e jugut e veriut, por që për çudi rezultojnë pronarë të truallit mu në zemër të Shqipërisë, kjo sepse dikush, diku u korruptua, u pagua dhe i ardhuri u bë tiranas i vjetër. Askujt më shumë se pronarëve të truallit në Tiranë iu takon të ndërtojnë në tokën e vet, për më tepër kur ky ndërtim bëhet në mënyrë të studiuar, dhe jo nga arkitektë të rastësishëm, por nga studio prestigjioze të huaja.
Pronarët tek pishinat: Projekti tek
Liqeni, sipas standardeve të BE-së
Pronarët e truallit tek Liqeni Artificial kanë dalë dje në mbrojte të interesave të tyre për të ndërtuar në tokën e tyre një kompleks ndërtimi, sipas një studimi urbanistik.
Këta pronarë kanë reaguar kundër deklaratave të LSI-së, e cila e kundërshton ndërtimin e një kompleksi të tillë në këtë zonë. Pronarët e ligjshëm kërkojnë që politika të mbesë jashtë kësaj çështjeje, sepse ajo është pronë e tyre dhe ndërtimi do të bëhet bazuar në të gjitha ligjet shqiptare. Përfaqësuesi i pronarëve të truallit në një dalje publike kërkoi nga LSI-ja të mos dezinformojë qytetarët, pasi ky projekt është i standardeve të BE-së dhe nuk shkel ligjin për urbanistikën. Në lidhje me konkursin që u mbajt së fundmi në Tiranë për zhvillimin e zonës në veri të Liqenit Artificial, pronarët i kanë quajtur spekulative deklaratat e eksponentëve të LSI-së. Përfaqësuesi i pronarëve të truallit e ka quajtur biznes politik kundërshtimet që po bën LSI-ja. “Ftojmë zotin Meta të mos bëjë biznes politik duke dezinformuar publikun në këtë sipërmarrje e cila me shumë seriozitet arriti të vendosë standarde evropian në zhvillimin e hapësirave urbane”, - tha dje përfaqësuesi i pronarëve të truallit. Nga ana tjetër, ai ka theksuar se ata do t’i drejtohen institucioneve të drejtësisë nëse akuzat dhe shpifjet ndaj tyre do të vazhdojnë. “Në rast se politika do të vazhdojë të dezinformojë dhe dëmtojë imazhin dhe aktivitetin tonë sipërmarrës, kemi të drejtën të përshkallëzojmë reagimin tonë edhe në instancat për kriteret ligjore për të denoncuar akuzat dhe shpifjet në punë tonë dhe për të kërkuar dëmshpërblimin moral për këto shkaqe”, - ka theksuar përfaqësuesi i pronarëve të truallit në veri të Liqenit Artificial të Tiranës. Po të njëjtin reagim kanë pasur edhe pak ditë më parë rreth 63 pronarë të truallit tek klubi sportiv “Partizani”. Ata kërkojnë të mos pengohen në realizimin e projektit për kompleks ndërtimi. E gjithë zhurma bëhet në emër të mbrojtjes të ambienteve sportive që ndodhet në këto dy zona, si tek liqeni që është kompleksi sportiv “Dinamo”, ashtu edhe tek zona e klubit sportiv “Partizani”. Në të dyja rastet pronarët premtojnë se nuk do të ndryshojnë destinacionin e këtyre ambienteve sportive, por do të ndërtojnë në pjesën tjetër të tokës.
Por nga ana e tyre, pronaret e tokës e kanë cilësuar konform rregullave planin e ndërtimit në zonën e klubit “Partizani’ dhe i cilësojnë spekulative deklaratat e LSI-së, sepse konkursi për projektin poshtë digës së Liqenit Artificial, është bërë me iniciativën e pronarëve dhe nuk prek kopshtin botanik, nuk prek liqenin dhe mjedisin për rreth, por përfshin vetëm atë zonë, ku hidhen mbeturinat.
Bashkia: Zona tek liqeni, prioritare. Nuk prekin ambientet sportive
Bashkia e Tiranës ka reaguar dje për projektin e përfolur që do të realizohet në zonën në veri të Liqenit Artificial në Tiranë. Bashkia e Tiranës sqaron se nuk ka aprovuar asnjë lloj projekti për zhvillim urbanistik në zonën pranë kompleksit të pishinave dhe klubit “Dinamo”. Sipas njoftimit të kësaj bashkie, bëhet me dije se duke konsideruar rëndësinë strategjike të kësaj zone për të ardhmen e kryeqytetit, Bashkia e Tiranës e ka përcaktuar atë si zonë prioritare dhe ka kërkuar nga investitorët e interesuar zhvillimin e një konkursi ndërkombëtar. “Ky konkurs i organizuar e i financuar prej tyre sipas modelit e standardeve evropiane për zhvillimin e një territori me fonde private, ka qenë i nivelit më të lartë ndërkombëtar, qoftë për nga cilësia e pjesëmarrësve, qoftë për nga cilësia e jurisë ndërkombëtare”, - thuhet në reagimin e Bashkisë së Tiranës. Nga ana tjetër drejtuesit e Bashkisë së Tiranës nënvizojnë se “sa për të bërë dallimin mes kësaj praktike dhe praktikës së zakonshme, theksojmë se nëse në bazë të procedurave ligjore për leje ndërtimi, çdo investitor e ndërtues thjesht paraqet kontratat me pronarët dhe një projekt përfundimtar të pëlqyer prej tij, në rastin në fjalë vetëm për idenë më të mirë janë thirrur pesë studio nga më të famshmet në botë dhe tetë arkitektë e akademikë me famë që kanë gjykuar punën e paraqitur prej studiove në prani të publikut”. “Ideja fituese, e cila nuk është as plan përfundimtar dhe aq më pak projekt për zbatim, po vetëm një koncept fillestar zhvillimi, është vlerësuar nga juria e konkursit si një ide që garanton një zhvillim të qëndrueshëm e harmonik mes sipërfaqes së zënë me ndërtim, sipërfaqes së gjelbër dhe pasqyrës ujore të liqenit”, - sqarohet më tej në njoftimin e bashkisë.
Nga ana tjetër, drejtuesit e bashkisë theksojnë se kjo ide nuk prek kufirin e parkut të liqenit po e thekson atë duke ndërtuar një bulevard këmbësorësh mes parkut dhe qytetit. Kopshti Botanik dhe terrenet sportive të klubit “Dinamo” jo vetëm që nuk preken nga ndërtimet, po rikualifikohen për t’i dhënë një cilësi të re mjedisit në këtë zonë strategjike për kryeqytetin. Por ideja është vetëm fillesa krijuese e një projekti që deri ditën e aprovimit nga Bashkia e Tiranës do të kalojë në një rrugë jo të shkurtër konkretizimi e negociatash deri në detajet më të imta. Sipas bashkisë, falë këtij projekti Tirana do të ketë një qendër të re në funksion të strategjisë së një kryeqyteti policentrik (me shumë qendra). Nga ana tjetër, Bashkia e Tiranës shpreh bindjen se ky konkurs, kjo ide dhe zhvillimi i paraparë në të, përbëjnë një ngjarje historike në rrugën e zhvillimit urban e arkitektonik të kryeqytetit.