Prokuroria, 18 vjet burg për Damiano Toshin
Autori i Lajmit: red.
I dënuari për vrasjen e basketbollistëve në Korçë rrezikon të dënohet me 18 vjet burg. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka deklaruar fajtor dhe kërkoi dënimin me 18 vjet burg për të pandehurin Damiano Toshi. Sipas të njëjtave burime, i pandehuri, i ekstraduar një vit më parë, është i dënuar me “burgim të përjetshëm” për vrasjen e dy basketbollistëve në Korçë, Sokol Jahollari e Rafael Riza, ndërkohë që aktualisht po gjykohet për trafik femrash me qëllim prostitucionin. 23-vjeçari, i dënuar dy herë me burgim të përjetshëm, është ekstraduar nga Frankfurti duke e çuar pas hekurave në këtë mënyrë personin e 3-të, që kërkohej për vrasjen e basketbollistëve, ngjarje e ndodhur në shtator të dy viteve më parë në Korçë ku mbeti i plagosur dhe Julian Becka. Me vendim të gjykatës së Elbasanit që gjykoi vrasjen e basketbollistëve Jahollari dhe Riza, Damiano Toshi u dënua me “burgim të përjetshëm”, po me burgim të përjetshëm ishte dënimi dhe për Vasi Stratin, ndërsa Gjergji Bregu u dënua me 20 vjet burgim.
Ky lajm është publikuar: 28/05/2008