Ekspozitë iraniane në Akademinë e Arteve
26/05/2009 Janë kaligrafi, piktura dhe punime artizanale iraniane. Të ekspozuara për tri ditë në Akademinë e Arteve nga ambasada iraniane në Tiranë, këto punë prezantojnë mbi 100 vepra të artistëve iranianë. Sipas Artan Peqinit, zëvendësrektor i Akademisë së Arteve, ky aktivitet do të jetë sipari i bashkëpunimeve të ardhshme, të cilat do të prezantojnë për publikun shqiptar vlerat e artit të madh klasik dhe bashkëkohor perso-iranian. Në fjalën e tij të mbajtur në këtë aktivitet ambasadori iranian në Tiranë, zoti Alibeman Eghbali Zarech, shprehu gatishmërinë e tij në përkrahje të ekspozitave të tilla të ngjashme edhe në të ardhmen, me qëllim që të paraqiten edhe aspektet e tjera të artit dhe qytetërimit iranian. “Iranianët qysh herët në lashtësi i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë artit. Punimet e bukura në gdhendje në enët prej bakri, ku janë përdorur dhe imazhe të larmishme të shoqëruara me ngjyra mahnitëse, arti i endjes së qilimave, dekoret e enëve qermaike dhe qelqit shprehin një botë të pasur dhe shpirtin delikat të iranianëve.”