E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspozitë për Skënderbeun në Kuvend

Kuvendi i hap derën Skënderbeut. Janë disa vepra të shkruara në shekujt XVI-XVII, që përbëjnë ekspozitën që do të çelet sot në një nga mjediset e Kuvendit, kushtuar Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

 Kjo ekspozitë çelet nën kujdesin e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli dhe Fondacionit “Patricia Nugee”. Veprat që do të prezantohen bëjnë pjesë në koleksionin personal të britanikes Patricia Nugee, e cila prej më shumë se 35 vitesh koleksionon me pasion dhe dashuri veprat e shkruara në gjuhë të ndryshme evropiane për Gjergj Kastriot Skënderbeun. Koleksioni i saj personal, më i miri në botë mbi veprën e Skënderbeut, vjen në Tiranë pas kureshtjes që kanë ngjallur me ekspozimet e tyre në Universitetin Kejmbrixh, Kolegji Mbretëror Eton, BBC-Londër, Shkup, Prishtinë, Ulqin, Kalabri etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›