E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspozitë pikture për 186 talente të reja

Në Galerinë e Arteve "Edward Lear" në Berat u çel edicioni i tetë i ekspozitës me talentet e reja të qytetit të moshës 6 deri në 14 vjeç. Në këtë edicion morën pjesë 186 fëmijë që kanë ekspozuar më shumë se 420 vizatime e piktura të realizuara me laps, pastel, penë, flamaster, akuarel, vaj etj. Menjëherë ra në sy talenti i veçantë i shumë prej tyre, dëshira, lehtësia, gëzimi me të cilën vizatojnë dhe kujdesi e përgjegjësia e familjeve dhe e shkollës. Galeria "Edward Lear" këtë veprimtari e realizoi në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Arsimit dhe kopshtet e shkollat e qytetit, e mbështetur nga Bashkia Berat. Për më të mirët u ndanë njëzetë çmime, si dhe dhurata.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›