Dyshimet per tradhti qellon me thike 50-vjecaren

LEZH/ Policia e Lacit ka vene ne pranga 71-vjecarin Preng Nikolli i cili akuzohet se ka tentuar te vrase nje shtetase ne banesen e saj
LEZH - Thirret per te sqaruar nje dyshim per tradhti bashkeshortore por qellon me thike te zonjen e shtepise duke e lene te plagosur rende. Policia e Kurbinit ka vene ne pranga 71-vjecarin Preng Nikolli te akuzuar per vrasje me dashje te mbetur ne tentative pasi ka tentuar te vrase ne shtepine e saj shtetasen D.L. 50 vjece. Ai eshte ndaluar nga policia e Kurbinit mesditen e djeshme pak ore pasi ndodhi ngjarja ne fshatin Tresh te Lezhes.
Tentativa
Burimet nga policia bejne te ditur se gjithcka ka ndodhur mengjesin e se merkures ne fshatin Tresh te Lezhes. Bashkeshorti i 50-vjecares ka dyshuar se mes 71-vjecarit dhe gruas se tij ekzistonte nje marredhenie jashtemartesore e per kete ka thirrur Nikollin qe te sqarohen ne banesen e tij. Grindjet mes tyre kane vijuar dhe dyshohet qe ne bisede e siper asnjeri prej dy te akuzuarve te mos kete pranuar nje lidhje te mundshme.
Gjithsesi me pas tonet jane ngritur dhe 71-vjecari Nikolli i akuzuar ka marre nje thike dhe ka qelluar me te gruan e shtepise duke tentuar ta vrase. 50-vjecarja ka mbetur e plagosur dhe eshte derguar ne spital ku edhe ka marre ndihmen e pare mjekesore.
Pas kesaj ajo dhe bashkeshorti jane marre ne pyetje ndersa si autor i ngjarjes eshte identifikuar shtetasi Preng Nikolli me origjine nga Mirdita por banues ne lagjen nr.4 te qytetit te Lacit i cili eshte shpallur menjehere ne kerkim.
Arrestimi
Ne njoftimin per shtyp te dhene nga Drejtoria e Policise se Lezhes behet e ditur se rreth ores 1430 te dites se merkure forcat e policise se Kurbinit kane bere te mundur kapjen e shtetasit Preng Nikolli 71 vjec lindur ne fshatin Bardhaj te rrethit Mirdite dhe banues ne lagjen Nr.4 te qytetit Lac.
Kapja e tij u be pasi ky shtetas ishte shpallur ne kerkim nga Drejtoria e Policise se Qarkut Lezhe per vepren penale te vrasjes me dashje te mbetur ne tentative pasi po kete dite rreth ores 1100 ne fshatin Tresh te rrethit Lezhe ka tentuar te vrase me mjete prerese thike shtetasen me inicialet D.L. 50 vjece.