E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradimet Burgaj takon britanikët

 TIRANE - Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj, ka pritur dje një delegacion të policisë britanike, të kryesuar nga Gery Lindon, oficer përfaqësues i policisë britanike. Vizita në Shqipëri e delegacionit të lartë, pati për qëllim bisedimet për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të bashkëpunimit mes policisë së dy vendeve, ekstradimin e personave të kërkuar, si dhe vazhdimin e asistencës së misioneve angleze për policinë shqiptare. Të pranishmit diskutuan mundësitë dhe rrugët e reja të forcimit dhe konkretizimit të këtij bashkëpunimi, si në fushën e shkëmbimit te informacionit ashtu dhe të eksperiencës policore. Burgaj, gjatë takimit dha vlerësimet e tij për ndihmën dhe kontributin e Policisë britanike në asistencën e saj dhënë Policisë së Shtetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›