E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen dy të kërkuar për “vrasje”

 TIRANE - Dy persona të shpallur në kërkim për veprën penale të “vrasjes së mbetur në tentativë”, janë arrestuar dje nga oficerët e Krimeve të Rënda të Policisë së Tiranës. Burime nga policia thanë se është arrestuar 19-vjeçari Erjol H, i cili akuzohet se më 11 tetor 2009, në një lokal në Yzberisht ka tentuar të vrasë me pistoletë bashkëmoshatarin e tij, Lulzim D. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për hakmarrje, pasi Duka një vit më parë kishte plagosur me thikë Erjol H, pas një sherri për një femër. Të njëjtat burime thanë se është arrestuar edhe Memush D, gjithashtu i kërkuar për “vrasje e mbetur në tentativë”. Dede më 26 dhjetor 2009, ka tentuar të vrasë në bashkëpunim me Ermal C, dhe Shano K, vëllezërit  Pëllumb e Artan Kurti, pas konfliktit për një borxh të pakthyer.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›