E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohen dy të dënuar për vrasje e trafik

KUKËS Dy ditë më parë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Kosova drejt vendit tonë, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, i dy shqiptarëve të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje dhe trafikim. Gerald Mitre, 28 vjeç, lindur në Kolonjë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin penal nr. 867, datë 14.10.2010, me 14 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje”, parashikuar nga nenet 76 dhe 49, të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Në 2 janar 2006, në Londër, Angli, ai ka vrarë duke e goditur me thikë, shtetasin britanik Aaron Stokes, për motive të dobëta. Ndërsa Isat Metaliaj, 49 vjeç, lindur në Tropojë, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, me vendimin penal nr. 64, datë 16.11.2009, me 15 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të femrave për prostitucion”, parashikuar nga neni 114/b, i Kodit Penal. Në datën 15 mars 2006, Shtetasi Isat METALIAJ, në bashkëpunim me një tjetër shtetas, kanë trafikuar për qëllime prostitucioni në Kosovë, shtetasen E.M., kundrejt shumës prej 300 Eurosh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›