Ekstradohen nga Italia dy të dënuar për vrasje
Ekstradohen nga Italia dy të dënuar shqiptarë për vrasje. Edmond Hysaj dhe Taip Katica janë sjellë me pranga ditën e djeshme në Rinas dhe i janë dorëzuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ku do t‘i nënshtrohen dënimit të dhënë nga drejtësia shqiptare. Bëhet fjalë për dy vrasje të ndodhura në Shkodër dhe në Vlorë disa vite më parë.
Sipas të dhënave zyrtare, rreth orës 11:00 të paradites së djeshme, nga zyra e Interpol-Tiranës u krye ekstradimi nga Milano e Italisë drejt Shqipërisë i shtetasit Edmond Hysaj, 38 vjeç, lindur e banues në Vlorë. Sipas policisë, ky person është dënuar me 20 vjet burg për vrasje. Në dosjen penale të tij deklarohet se Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë e ka dhënë këtë vendim me datë 22 maj 2001, pikërisht dy vjet pasi ishte kryer krimi. Nga të dhënat policore mësohet se ngjarja ka ndodhur më datë 5 mars të vitit 1999. Rreth orës 15:30 të asaj dite, në fshatin Picar të Rrethit të Vlorës, i pandehuri Edmond Hysaj ka qëlluar me thikë shtetasin Et‘hem Çaushi, duke i shkaktuar vdekjen këtij të fundit. Policia deklaroi se në atë kohë i dëmtuari u dërgua në spital, por nuk arriti të mbijetojë nga plagët. Policia nuk ka dhënë shumë detaje në lidhje me motivet e këtij krimi. Pas kryerjes së vrasjes, ai ishte arratisur jashtë vendit, ndërkohë që drejtësia shqiptare e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar. Por, në vitin 2008, pikërisht më datë 3 tetor, policia italiane njoftoi se ai ishte kapur në Breshia të Italisë. Në atë kohë, policia italiane kontaktoi menjëherë me homologët shqiptarë dhe këta të fundit nisën procedurat për ekstradimin e tij në vendin tonë.
Por, veç Hysajt, nga Milano është ekstraduar edhe Taip Katica, 53 vjeç, lindur e banues në Shkodër. Sipas të dhënave nga dosja penale, Katica nuk ka qenë person në kërkim deri një vit më parë, pasi vrasja e kryer prej tij nuk ishte zbardhur. Por, kur dosja për vrasjen e Jetmir Dhampirit u rihap, policia mundi të identifikojë si autor të dyshuar të saj 53-vjeçarin nga Shkodra. Kështu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Shkodër, me vendim të datës 10 qershor 2008, ka vendosur masën e sigurisë "arrest në burg" ndaj Taip Katicës, për kryerjen e veprës penale të "vrasjes me dashje në bashkëpunim" dhe "Armëmbajtjes pa leje të armëve luftarake". Sipas hetimeve, në datën 08 prill të vitit 2000, në lagjen "Partizani" në Shkodër, përballë bilardos së shtetasit Rasim Katica, është vrarë me armë zjarri Jetmir Dhampiri, i cili udhëtonte me Ardian Bregasin me automjetin e tij. Viktima është goditur tri herë me armë zjarri, plagë që i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Dy vëllezërit Katica, të cilët janë arrestuar bashkë në Itali- por është ekstraduar vetëm njëri prej tyre -dyshohet se i kishin ngritur pritë Ardian Bregasit. Familjet Katica dhe Bregasi janë në hasmëri me njëra-tjetrën dhe dy vëllezërit kanë tentuar eliminimin e Ardianit. Por, plumbat kanë kapur Dhampirin gabimisht, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Katica, bashkë me vëllain u arrestuan në Breshia të Italisë më datë 2 tetor të vitit 2008, pasi u rihap dosja e kësaj vrasjeje. Policia tha se për disa vite nuk ishte mundësuar zbardhja e vrasjes që ndodhi në lagjen "Partizani", rreth orës 19:45 të datës 8 prill të nëntë viteve më parë. Por ajo u rihap si dosje e vjetër dhe tashmë mendohet se është dokumentuar.