E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohen nga Italia e Greqia “2 vrasës”

 

TIRANE - Interpoli ka sjellë dje në Tiranë dy persona të kërkuar nga drejtësia shqiptare për vrasje. I pari është ekstraduar nga Greqia dhe i dyti nga Italia. Sipas një njoftimi për shtyp nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë mësohet se rreth orës është sjellë nga Athina 28-vjeçari Arben Çollaku, nga Elbasani. Çollaku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Elbasanit, me vendimin e datës 12 prill 2005 e ka dënuar me 18 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje”. I ekstraduari Arben Çollaku, më 26 gusht 1997, në Cërrik ka vrarë në bashkëpunim Ndriçim Gjolenën. Ndërsa në orën 16:45 është ekstraduar nga Milano Laver Danaj, 64 vjeç, nga Vlora. Gjykata e Vlorës, e ka dënuar Danajn në vitin 2002 me 18 vjet burg për “Vrasje me dashje”. Danaj është deklaruar fajtor për vrasjen e Arben Ademit, ngjarje e ndodhur më 10 gusht 1999, pas konflikteve të vazhdueshme që kishte mes tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›