E Diel, 1 Nëntor 2026

Shmanget gjakderdhja fsheh armen e krimit kapet nga policia

Nje grindje per motive krejt banale per pak sa nuk i ka marre jeten nje personi i cili eshte qelluar disa here me pistolete nga nje tjeter. Ngjarja eshte shmangur ne kohe nga banore te tjere te zones ku pas lajmerimit te policise kjo e fundit ka mundur te vere ne pranga autorin e ngjarjes si dhe ka sekuestruar armen. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 2100 te mbremjes se te henes ku sipas te dhenave te zedhenesit te Drejtorise se Policise se Gjirokastres Gentian Mullai mesohet se nga ana e specialisteve te Seksionit per Parandalimin dhe Hetimin e Krimit ne Komisariatin e Policise Permet eshte bere arrestimi ne flagrance i Simon Allamanit 28 vjec lindur dhe banues ne Kelcyre Permet. Mullai sqaroi dje lidhur me ngjarjen se arrestimi i tij u be per arsye se dy net me pare nje shtetas O. P. nga qyteti i Delvines me automjetin e tij furgon me traga SR 50 20 B ishte duke tregtuar detergjente lares ne qytetin e Kelcyres te rrethit Permet. Shtetasi O. P. nga Delvina pasi ka shitur detergjentet rreth ores 1900 ka debatuar me nje shtetas ne gjendje te dehur nga qyteti i Kelcyres pronar i nje lokali per motive krejt banale pse svjen te pish kafe ne lokalin tim. Nderkohe sipas policise Simon Allamani qe ishte ne lokalin e ketij shtetasi ka nderhyre per ti ndare dhe pasi kane debatuar me fjale me shtetasin O. P. nga Delvina sherri ka degjeneruar ne grushte. Me pas shtetasi Simon Allamani ka nxjerre nga brezi nje arme zjarri te tipit pistolete TT dhe ka qelluar me nga nje plumb gomat e automjetit te shtetasit nga Delvina. Pas nderhyrjes se nje punonjesi policie te Komisariatit te Policise Permet qe ishte duke udhetuar ne drejtim te Permetit pasi ka degjuar te shtenat ka ndaluar dhe ka nderhyre menjehere si dhe te banoreve te tjere eshte bere e mundur parandalimi i ndonje ngjarjeje me te rende. Ne vend ngjarje kane mberritur forcat e policise te Komisariatit te Policise Permet si dhe te Sektorit kunder Krimeve te Renda ne Drejtorine e Policise se Qarkut Gjirokaster si dhe grupi hetimor. Nga keqyrja e vendit te ngjarjes policia sqaron se rezultoi se tre goma dy te parat dhe nje gome e pasme e furgonit SR 20 50 B kishin nga nje predhe pistolete si dhe u sekuestruan ne cilesine e proves materiale 3 gezhoja pistolete. Sakaq Simon Allamani menjehere eshte larguar nga vendngjarja duke perfituar nga rremuja e krijuar dhe ka mundur te fshehe armen e zjarrit pistolete. Nga veprimet e shpejta hetimore dhe profesionale te kryera nga ana e Specialisteve te Seksionit te Parandalimit dhe Hetimit te Krimit ne Komisariatin e Policise Permet ne bashkepunim me specialistet e Sektorit kunder Krimeve te Renda ne Drejtorine e Policise se Qarkut Gjirokaster u be e mundur kapja e autorit si dhe sekuestrimi i armes se zjarrit tip pistolete TT. Materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster per veprime te metejshme per vepren penale te Shkaterrimit te prones me mjete te tjera si dhe te Mbajtjes pa leje te armeve luftarake.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›