Ekstradohet 20-vjeçari i akuzuar për tentativë vrasjeje
U ekstradua sot nga Italia shtetasi shqiptar Marjus Hatija, 20 vjeç. Hatija akuzohet për kryerjen e veprës penale të “vrasjes me paramendim të mbetur në tentativë”, si dhe të “armëmbajtjes pa leje”.
Sipas burimeve zyrtare të policisë, Hatija jetonte në Prato të Italisë nën identitetin e rremë Reni Rista.
Sipas akuzës së ngritur nga prokuroria, më 14 prill të vitit të kaluar në vendin e quajtur Mbrostar, të rrethit të Fierit, 20-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasit Florant Hatija dhe Mysret Hoxhaj kanë tentuar të vrasin Sabri dhe Dashnor Ndreun.
Shtetasi Mysret Hoxhaj u arrestua në Francë dhe u ekstradua për në Shqipëri në muajin prill të këtij viti.