E Diel, 1 Nëntor 2026

Sisoko në krizë? Faj i Ramazanit

Të dielën me Kaljarin ishte më i dobëti tek Juventusi. Madje luajti aq keq sa Ranieri vendosi ta zëvendësonte në fillim të pjesës së dytë. Një goditje për një luftëtar si ai. Por, ekziston një arsye që shpjegon krizën e Momo Sisokos: Ramazani. Maliani, në fakt, është i fesë myslimane dhe ndërkohë po kalon muajin në të cilin agjërohet nga agimi në perëndim. “Më vjen keq! E di që nuk kam dhënë kontributin e përhershëm, por jam i lodhur, shumë i lodhur”, mësohet t’u ketë shpjeguar shokëve.

Deri më tani Sisoko ka “shpëtuar” sepse kundër Udinezes dhe Zenitit luajti nën dritën e projektorëve, çka nënkuton se para se të zbriste në fushë kishte mundur të hante.Para se t’i kthehet regjimit të plotë, ish-lojtari i Liverpulit duhet të presë datën 30 shtator (ose 1 tetorin në rast se hëna e re do të dalë pikërisht atë ditë), duke qenë se parashikohet një agjërim 30-ditor në muajin e nëntë të kalendarit hënor.

Është kjo arsyeja që Ranieri mund të vendosë ta mbajë pushim edhe kundër Sampdorias.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›