E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, zbulohen 41 kg hashash në një banesë

Sektori antidrogë i policisë së Vlorës zbuloi sot 41 kg hashash në një banesë në fshatin Romës. Sipas burimeve zyrtare të uniformave blu, është ndaluar shtetasi Reshat Dedaj, në banesën e të cilit, pas një kontrolli u zbulua një sasi e madhe lëndësh narkotike.

Kontrolli në banesën e Dedajt mësohet të jetë bërë pas informacioneve të marra në rrugë operative nga policia, duke qenë se tashmë kontrollet nëpër fshatra janë pezulluar pasi nuk është periudha e rritjes së bimës narkotike.

Burimet u shprehën se hashashi ishte i ndarë në dy pjesë, një sasi ndodhej brenda shtëpisë së Dedajt dhe një sasi tjetër ndodhej jashtë. Tashmë, 44-vjeçari është ndaluar dhe shoqëruar për në komisariatin e policisë së Vlorës ndërsa është ngritur ndaj tij akuza e “mbajtjes dhe kultivimit të bimëve narkotike”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›