E Diel, 1 Nëntor 2026

"Reforma zgjedhore, të angazhohet mazhoranca"

Tiranë- Partia Socialiste ka kërkuar angazhim serioz të mazhorancës për reformën zgjedhore dhe miratimin e kodit elektoral. Një ditë pas deklaratës së bërë nga ambasadori i Komisionit Europian në Tiranë, Helmut Lohan, për përfundim sa më shpejt të kodit zgjedhor, kryetarja e grupit parlamentar të PS-së, Valentina Leksaj, me anë të një deklarate për shtyp ka sqaruar se është mazhoranca dhe qeveria që duhet të veprojnë seriozisht.

“Nuk janë shqiptarët ata që pengojnë votimin me karta, po duhet qeveria t’u japë garanci për kohën kur ata do t'i kenë në dorë kartat, e nëse do t'i kenë përpara zgjedhjeve”- tha Leskaj.

Ajo ka vlerësuar deklaratën dhe gjithë nxitjen dhe mbështetjen që BE dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë i kanë dhënë procesit të reformës elektorale ashtu si për gjithe reformat e tjera.

“Berisha ka filluar fushatën elektorale, por përpara se të nisë fushatën, duhet të garantojë procesin, përfundimin në kohë të tij dhe e kam fjalën për reformën e kodit dhe infrastrukturën gjithashtu. Kjo nuk bëhet duke u kërkuar shqiptarëve të votojnë me karta indentiteti po duke jua garantuar kartat e identitetit”- ka thënë Leskaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›