Shkarkohet për korrupsion ministri rumun
Presidenti i Rumanisë, Trajan Basesku, shkarkoi ministrin e Punës, pasi prokurori shtetëror ngriti kundër tij aktakuzë për përfshirje në korrupsion.
Ministri i Punës, Paulo Pakuraru, dyshohet për korrupsion dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare meqë ka ndërhyrë për të siguruar marrëveshje shtetërore për sipërmarrjen e djalit të tij, shprehen mediat vendase.
Parlamenti, tashmë ish-ministrit, ia hoqi imunitetin parlamentar në gusht të këtij viti. Ai ishte deputet në parlamentin rumun si anëtar i Partisë Nacionale-Liberale në pushtet.
Pakuraru pohon se nuk është fajtor dhe se akuzat e tilla rrjedhin nga rivalët politikë.
Komisioni Evropian në korrik akuzoi dy dhomat e Parlamentit rumun se në mënyrë sistematike e pengojnë hetimin kundër politikanëve të rangut të lartë
Makfax