E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthim në Prishtinë, nuk ka të lënduar

Një shpërthim ndodhi mëngjesin e sotëm në afërsi të një lokali, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Shpërthimi, i cili ndodhi rreth orës 06:30 të mëngjesit nuk ka shkaktuar të lënduar, nisur edhe nga orari i hershëm i ngjarjes.

Nga hetimet e para të kryera nga policia rezulton se shkak për shpërthimin ka qenë një granatë dore, fakt që ka çuar në thyerjen e xhamave të dy lokaleve. Burimet zyrtare të uniformave blu shprehen se gjithsesi nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale dhe jo të lënduar.Ndërkaq po hetohen arsyet e hedhjes së granatës ndaj lokalit.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›