E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Qeveria gënjen për të mbuluar korrupsionin

Nënsekretari i Programit në PSSH, Ilir Beqja, ngriti akuza sot ndaj qeverisë lidhur me luftën e saj ndaj korrupsionit. “Në 2005-n, Sali Berisha u votua për të vetmen kartë politike që kishte në dorë, atë të luftës pa kompromis kundër korrupsionit. Por sot, pas tre vjetësh, jo vetëm që nuk e luftoi korrupsionin, por e instaloi në çdo qelizë të shtetit, u shpreh Beqja.

Ai theksoi se shqiptarët që trokasin në zyrat e shtetit, përfshirë edhe zyrën e kryeministrit duhet të paguajnë, sepse kur nuk paguajnë nuk marrin asnjë shërbim. Sipas Beqjas, Shqipëria vazhdon të mbetet ende larg, me rekorde të pakrahasueshme, me çdo vend të Bashkimit Europian, përfshirë edhe të pranuarit rishtaz, që përbën një lajm të keq për shqiptarët.

“Qeverisemi nga një qeveri që gënjen për të mbuluar korrupsionin e vet”, tha nënsekretari socialist, duke vazhduar se ende nuk është sqaruar korrupsioni i Gërdecit apo konstatimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit për vjedhjet masive në tre vitet e fundit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›