E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet 31-vjeçari, masakroi një elektricist

Ekstradohet fieraku, i cili është dënuar me 20 vjet burg për vrasjen çnjerëzore të një elektricisti. Sokol Aliaj, 31 vjeç, është sjellë në pranga nga Holanda, ku ishte arrestuar që në tetor të vitit të kaluar, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Ai akuzohet për vrasjen e Robert Mitros për një histori dashurie më 27 janar të vitit 2004. Kjo vrasje është kryer nga vëllezërit Sokol dhe Fredi Aliaj, si edhe Ismet Boriçi. Mëngjesin e 27 janarit të pesë viteve më parë, Policia e Durrësit gjeti në bagazhin e një makine trupin e pajetë të 37-vjeçarit fierak, Robert Mitro. Makina tip "Benz" pa targa ishte parkuar para një godine, shumë afër bregdetit. Policia tha se viktima kishte gjetur vdekjen nga goditje me mjete të forta, më pas ishte mbështjellë me një batanije dhe ishte vendosur në bagazh. Hetimet identifikuan Ismet Boriçin, 27 vjeç, po nga Fieri, si autor të ekzekutimit të Mitros, me profesion elektricist dhe hidraulik. Por, nga mënyra e kryerjes së krimit, u arrit në konkluzionin se Boriçi nuk ishte i vetëm, por kishte dhe tre bashkëpunëtorë: Platon Pepa, Fredi dhe Sokol Aliaj.

Ble. Gi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›