E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja në Shkodër, ekstradim shqiptarit

I arrestuar në gusht të këtij viti në Itali, Astrit Barsaku, i kërkuar për vrasje në vendin tonë, do të ekstradohet në drejtim të Shqipërisë. Lajmi është bërë i ditur nga media italiane. Sipas tyre, arrestimi i tij është bërë nga patrullat e lëvizshme, pasi gjatë kontrollit është gjetur me dokumente të parregullta dhe me gjeneralitete false, duke u paraqitur si bullgar. Pas vënies në pranga ai ishte dënuar nga Gjykata e Forlit me 5 muaj burg. Por, ai ka mbaruar deri më tani 5 muaj dënim dhe në dhjetor pritet që të sillet në drejtim të Shqipërisë, ku është i shpallur në kërkim për vrasjen me thikë të një të riu në Shkodër. Ngjarja, sipas policisë, ka ndodhur më 18 gusht të vitit të kaluar në qytetin verior, pas një zënke të shpërthyer për shkaqe banale.

B.G.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›