Prokuroria: Skema e mitëmarrjes së gjinekologëve
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për një gjinekolog, tri infermiere dhe dy mjekë të tjerë, që janë denoncuar se merrnin ryshfet për çdo lindje natyrale apo me operacion. Nën akuzë janë Petrit Rexhepi, Hyrie Reçi, Nilke Ferhati, Renata Turhani, Dritan Xhangolli dhe Lefter Mano. Sipas dosjes që është dërguar në gjykatë, në datën 20 shkurt të këtij viti në policinë e Tiranës është paraqitur shtetasi Niko S, pasi kishte bashkëshorten shtatzënë. Në këtë datë, pacientja është operuar nga mjeku Petrit Rexhepi. Pas operacionit infermierja Hyrie Reçi e ka takuar personin në fjalë dhe i ka thënë se duhet t‘i japësh doktorit 70 mijë lekë. Duke qenë se nuk kishte para ka shkuar dhe e ka denoncuar në polici dhe lidhi marrëveshjen e bashkëpunimit. Nikolla është takuar me mjekët ndihmës, të cilët i kërkuan para.
Ndërkohë, për të njëjtin fenomen ka bërë kallëzim edhe Nikoll Gj., i cili ka kallëzuar të njëjtët mjek në maternitetin "Koço Glozheni". Pasi kishte çuar bashkëshorten për vizitë, Nikolla takoi infermieren Reçi që i ndihmoi të bënin skanerin dhe i kërkoi katër mijë lekë, lekë të cilat duhet të paguheshin nga institucionet publike. Nga bashkëpunimi me policinë, duke u përdorur edhe përgjimi, Nikolla ka takuar disa herë infermieren Reçi që i kërkonte vazhdimisht lekë. Ajo paratë i donte për mjekun Rexhepi. Në një nga bisedat e regjistruara e të transkriptuara rezulton se kallëzuesi ka shkuar dhe e ka falënderuar mjekun. Kur Nikolla ka shkuar dhe e ka falënderuar për punën e kryer ai i ka shpjeguar se lindja ishte shumë e vështirë dhe ka bërë të pamundurën për të realizuar lindjen me sukses të fëmijës. Sipas prokurorisë, në këtë takim mjeku ka përdorur një taktikë të veçantë duke i thënë disa herë se nuk ka nevojë, "nuk dua gjë dhe largohu", por në fund, kur kallëzuesi është nisur për t‘u larguar, ai i ka kërkuar që t‘i lërë ato që kishte ndërmend.
S.Ç.