E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes nga alkooli babai i viktimës së Gërdecit

Një tjetër tragjedi për një nga familjet e Gërdecit. Dy ditë më parë është gjetur i vdekur babai i Resmie Osmanit, e cila humbi jetën në shpërthimin e Gërdecit. 43-vjeçari Kujtim Osmani ka humbur jetën pas konsumimit të tepërt të alkoolit, që dyshohet se e ka bërë pasi ka humbur vendin e punës. Kujtim Osmani kishte punuar si pastrues në Bashkinë e Vorës, por prej disa ditësh, ai ishte pushuar nga puna. Gjendja depresive nga papunësia e ka shtyrë atë konsumojë alkool. Gjendja e vështirë ekonomike e kishte detyruar Kujtim Osmanin të apelonte disa herë për ndihmë, por thirrjet e tij duket se kanë rënë në vesh të shurdhët. Familja e tij është pjesë e banorëve të prekur nga tragjedia e Gërdecit që u harruan bashkë me të tjerë. Kryeministri Berisha ka vizituar shpesh familje të banorëve të Gërdecit ku dhe ka marrë shqetësimet e tyre, por Kujtim Osmanin ishte dy herë fatkeq, vdekjes së vajzës iu shtua dhe gjendja e rënduar ekonomike.

B. G.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›