E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ligji u miratua për interes publik"

Por, këto kërkesa kanë sjellë edhe kundërargumentet e përfaqësuesve të qeverisë. Ndryshe nga radha e parë, kur ata nuk janë paraqitur, në seancën e djeshme kanë ardhur përfaqësues nga Ministria e Financave, sigurimeve shoqërore, qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë. Të gjithë bashkë janë përpjekur të argumentojnë të mirat e këtij ligji, pavarësisht se shpesh gjatë seancës, e cila zgjati rreth katër orë, kanë pasur përplasje mes njëri-tjetrit. Fillimisht ata nuk kanë pranuar se ka ulje të përfitimeve për ndonjë grup, por më vonë, duke rënë pre e provokimeve kanë pranuar se ka ulje, por kjo është bërë për interes publik, ashtu siç parashikohet në Kushtetutë. Në lidhje me këtë interes, përfaqësuesit e qeverisë kanë deklaruar se në ligj janë futur disa grupe që nuk përfitonin më parë. Por sërish kanë gabuar, kur janë analizuar të gjitha grupet e interesit, të cilat edhe më parë përfitonin pension të parakohshëm, por që nuk ishin të grupuara në një ligj të vetëm. Përfaqësuesit e qeverisë e kanë argumentuar bashkimin me idenë se këto grupime, që nga Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, Policia e Burgjeve, zjarrfikësit, kanë lloj të njëjtë pune. Megjithatë, dihet se policia me ligjin e saj të veçantë është pjesë e administratës publike dhe jo e FA-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›