E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet Dritan Xhelitaj, vrau policin më 1998

Ekstradimin nga Policia Shqiptare nga Brukseli të Dritan Xhelitajt, anëtar i bandës së Xhelitëve në Vlorë. Xhelitaj, 34 vjeç, është ekstraduar nga kryeqyteti belg, ku ishte arrestuar nga autoritetet policore të Belgjikës, një vit më parë. Policia belge e kishte arrestuar të shumëkërkuarin nga policia shqiptare që më 10 prill të vitit të kaluar, për llogari të drejtësisë shqiptare. Gjykata e Apelit në Tiranë e ka dënuar 34- vjeçarin nga Vlora me 18 vjet burg që më 19 maj të vitit 2003, për vrasje dhe të njëjtin dënim kishte dhënë dhe Gjykata e Shkallës së Parë. Dritan Xhelitaj ka qenë një nga anëtarët e bandës që njihej në Vlorë me emrin "banda e xhelitajve", një bandë kjo që ka kryer aktivitet kriminal gjatë trazirave të vitit 1997, në qytetin e Vlorës. Policia Shqiptare e akuzon Xhelitën për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 2 janar 1998, ku sipas autoriteteve të policisë së asaj kohe është vërtetuar se ky person është autor i vrasjes së punonjësit të policisë Alket Muça si dhe autor i plagosjes së Shefit të Policisë Kriminale Pirro Ymerri. Ngjarja ku mbeti i vdekur polici Alket Muça, ndodhi në lagjen "Pavarësia", në Vlorë, ku Dritan Xhelitaj në bashkëpunim me vëllain e tij Ilir Xhelitaj, kanë qëlluar për vdekje punonjësin e policisë dhe ka kanë plagosur njërin nga drejtuesit e policisë. Xhelitaj ka qëndruar në arrati, në shtetin belg dhe vetëm para një viti është arrestuar nga policia belge, pas kërkesës së bërë nga policia shqiptare. Dritan Xhelita ishte shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës. I kërkuari nga drejtësia shqiptare, u ekstradua nga Belgjika në drejtim të Shqipërisë, një vit pas arrestimit të tij në kryeqytetin belg, në Bruksel. Pas ekstradimit, 34- vjeçari që është dënuar me akuzën e vrasjes e kryer në bashkëpunim, do të kryejë dënimin e mbetur në njërin nga burgjet e sigurisë së lartë në vend.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›