E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tepelenë, gjendet i vdekur djali i kryeplakut

TEPELENË- Një 31- vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e së shtunës në vendin e quajtur "Ujin i Ftohtë" në rrugën nacionale Gjirokastër- Tepelenë. Shtetasi Mikel Shatrapili, banor i fshatit Luzat, i cili shiste prej shumë kohësh me tezgë në këtë vend, është gjetur i vdekur rreth orës 08.00 të mëngjesit të ditës së djeshme në njërin prej kabinë- lokaleve që ndodhen aty, nga një shok i tij, i cili menjëherë ka lajmëruar uniformat blu. Nga këqyrja paraprake që i është bërë trupit të pajetë të 31-vjeçarit, mendohet se ai ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, pasi nuk është gjetur asnjë shenjë e dyshimtë, ndërkohë që autopsia do të vërtetojë gjithçka. Nga ana tjetër, efektiva të sektorit të krimeve në policinë e Gjirokastrës janë duke hetuar rreth ngjarjes. 31-vjeçari ishte djali i vetëm i kryeplakut të fshatit Luzat.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›