Ekstradohet Geron Hasabelli, vrau për gjakmarrje në Belgjikë
I riu nga Fieri kishte tentuar të hakmerrej 7 vjet më parë për vrasjen e babait të tij. Ngjarja e Sanatoriumit në vitin 2000, shkak për atentatin ndaj Juljan Çelës dhe Kasandër Nogës në Belgjikë
Tiranë – Ekstradohet nga Italia një person i shumëkërkuar për vrasje nën motive gjakmarrjeje. Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana konfirmoi dje ekstradimin e 35-vjeçarit nga qyteti i Fierit, Geron Hasabelli. Ekstradimi Hasanbellit nga Milano e Italisë drejt Shqipërisë u bë për llogari të Drejtësisë shqiptare dhe ishte rezultat i bashkëpunimit të Interpol-Tirana me Interpol-Romën.
Masakra e Sanatoriumit
Geron Hasanbelli njihet si njeriu që tentoi të vriste Kasandër Nogën, i skeduar nga policia si autor i masakrës së Senatoriumit të ndodhur më 19 gusht 2000. Më 17 mars të 2002 i riu nga qyteti i Fierit kishte tentuar të hakmerrej për babain e tij, që mbeti i vrarë kur ai ishte 26 vjeç. Në raportet policore të asaj kohe thuhej se më 19 gusht 2000, Kasandër Noga kishte hyrë me automatik në dorë i shoqëruar nga Julian Çela dhe pasi kishin shkelmuar dhomën e reanimacionit ku ndodheshin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i Geronit) dhe Dritan Hajdini u ka hequr serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku i ka lënë të vdekur në vend. Në ngjarje u plagosën edhe 3 persona të tjerë, vëllezër dhe të afërm të Hasanbellit. Sipas raporteve mediatike të kohës, vrasja kishte ndodhur për motive hakmarrjeje, pasi këta persona mendohej se i kishin vrarë kohë më parë vëllain Kasandër Nogës.
Hakmarrja
Vëllezërit Hasanbelli mesa duket ishin vënë në ndjekje të djaloshit nga Patosi i Fierit dhe pasditen e 17 mars të viti 2002 Geroni, atëherë 28 vjeç së bashku me të vëllanë, Erion Hasanbellin tentuan të hakmerren. Në lokalin Prehistori ne Antverp të Belgjikës, Erion dhe Geron Hasabelli qëlluan me armë Juljan Çelën dhe Kasandër Nogën. Në këtë atentat mbetet i vrarë Juliani ndërsa plagoset rëndë Kasandri. “Ngjarja ka ndodhur për qëllim gjakmarrje, pasi Juliani dhe Kasandri kishin vrarë babain e vëllezërve Hasanbelli”, - sqaron njoftimi për shtyp i policisë.
Për këtë ngjarje Gjykata e Rrethit Fier me vendimin nr. 461, datë 15 shtator 2008, vendosi masën e arrestit me burg për veprat penale të “vrasjes me paramendim” dhe “mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit”. Arrestimi me qëllim ekstradimin e Geron Hasanbellit u bë e mundur si rezultat i bashkëpunimit të interpol- Tirana dhe Interpol Roma. Kasander Noga u arrestua nga policia belge në vitin 2003. Arrestimi u bë në bazë të një urdhër-arresti të Interpol Tirana, pasi Noga kishte marre dy dënime nga Drejtësia shqiptare; një me burgim të përjetshëm dhe një me 25 vjet. Autori i masakrës së përgjakshme mbërritur në Tiranë me pranga më 17 maj të vitit 2005.
Plagosen rëndë dy minorenë, po luanin me kapsolle
Laç– Dy fëmijë, njëri 10 dhe tjetri 14 vjeç kanë mbetur të plagosur pas shpërthimit të një kapsolle fishekzjarrësh me një sasi të madhe eksplozivi. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen 4 në Laç, teksa të dy fëmijët kanë qenë duke luajtur me kapsollën e gjetur në lulishten e qytetit tri ditë më parë dhe me pas e kanë ndezur. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 11:40 në lagjen nr. 4 të qytetit të Laçit, në rrugën pranë banesave të dy fëmijëve, prapa kishës katolike të zonës. Altin Mëhilli, 14 vjeçar dhe shoku i tij i lagjes, Erald Bata, 10 vjeç, që të dy banorë të lagjes nr 4, gjendeshin në rrugë duke luajtur, por loja ka sjellë një dramë në familjet e dy fëmijëve të cilët mbetën të plagosur. Pa vonesë, dy fëmijët janë dërguar në spitalin e qytetit të Laçit, ku mjekët thanë se Altini ka humbur tre gishta të njërës dorë si dhe ka plagë serioze në bark. Ndërkohë, me plagë më të pakta, është jashtë rrezikut në spital, shoku i tij Eraldi. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe tha se po sqaron me detaje rrethanat në të cilat ndodhi incidenti.
Plagosi një person dhe kundërshtoi forcat e policisë, vihet në pranga
Pogradec – Forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë 48-vjeçarin Agim Çekiçi, pasi ndaj tij rëndon akuza e plagosjes së një personi dhe ajo e kundërshtimit të forcave të policisë pas ndërhyrjes së tyre për të shuar konfliktin mes tyre. Sipas të dhënave policore, arrestimi i tij u bë pasi ai ka goditur me mjetë të forta 17-vjeçarin Gj.G. banues në Pogradec, duke i shkaktuar dëmtime, por për fat gjendet jashtë rrezikut për jetën. Bëhet e ditur se në momentin që kanë shkuar punonjësit e policisë për të kryer detyrën e tyre, ai i ka kundërshtuar dhe fyer në krye të detyrës. Ndaj këtij personi rëndojnë akuzat për veprat penale: “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kundërshtim i punonjësve të policisë” dhe “Fyerje për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 89, 236/2 dhe 239 të Kodit Penal.
18 Qershor 2009