E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosen rëndë dy femije, po luanin me kapsolle



Laç– Dy fëmijë, njëri 10 dhe tjetri 14 vjeç kanë mbetur të plagosur pas shpërthimit të një kapsolle fishekzjarrësh me një sasi të madhe eksplozivi. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen 4 në Laç, teksa të dy fëmijët kanë qenë duke luajtur me kapsollën e gjetur në lulishten e qytetit tri ditë më parë dhe me pas e kanë ndezur. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 11:40 në lagjen nr. 4 të qytetit të Laçit, në rrugën pranë banesave të dy fëmijëve, prapa kishës katolike të zonës. Altin Mëhilli, 14 vjeçar dhe shoku i tij i lagjes, Erald Bata, 10 vjeç, që të dy banorë të lagjes nr 4, gjendeshin në rrugë duke luajtur, por loja ka sjellë një dramë në familjet e dy fëmijëve të cilët mbetën të plagosur. Pa vonesë, dy fëmijët janë dërguar në spitalin e qytetit të Laçit, ku mjekët thanë se Altini ka humbur tre gishta të njërës dorë si dhe ka plagë serioze në bark. Ndërkohë, me plagë më të pakta, është jashtë rrezikut në spital, shoku i tij Eraldi. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe tha se po sqaron me detaje rrethanat në të cilat ndodhi incidenti.

Plagosi një person dhe kundërshtoi forcat e policisë, vihet në pranga

Pogradec – Forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë 48-vjeçarin Agim Çekiçi, pasi ndaj tij rëndon akuza e plagosjes së një personi dhe ajo e kundërshtimit të forcave të policisë pas ndërhyrjes së tyre për të shuar konfliktin mes tyre. Sipas të dhënave policore, arrestimi i tij u bë pasi ai ka goditur me mjetë të forta 17-vjeçarin Gj.G. banues në Pogradec, duke i shkaktuar dëmtime, por për fat gjendet jashtë rrezikut për jetën. Bëhet e ditur se në momentin që kanë shkuar punonjësit e policisë për të kryer detyrën e tyre, ai i ka kundërshtuar dhe fyer në krye të detyrës. Ndaj këtij personi rëndojnë akuzat për veprat penale: “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kundërshtim i punonjësve të policisë” dhe “Fyerje për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 89, 236/2 dhe 239 të Kodit Penal.

Shkon në gjendje të dehur në shtëpi, godet nënën në kokë dhe në fytyrë

Korçë – E kishte tepruar me alkoolin dhe nën efektin e tij ka vënë dorë mbi njeriun që e lindi. Burime të sigurta thanë për gazetën se forcat e policisë kanë arrestuar Gëzim Agastrën. Prangosja e tij u bë sepse kur ka shkuar në gjendje të dehur në shtëpi, ka goditur nënën e tij 45-vjeçare, lindur dhe banuese në fshatin Baban të Devollit, duke i shkaktuar asaj dëmtime të lehta në kokë dhe në fytyrë. Janë kryer veprimet procedurale për veprën penale të “Plagosjes së lehtë me dashje”, parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal në ngarkim të këtij personi, i cili do të ndiqet në gjendje të lirë.

18 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›