Ekstradohet grabitësi i parave të doganës
Ekstradohet nga Greqia njëri prej
autorëve të grabitjes së armatosur
të mjetit që transportonte paratë
e pikës doganore drejt Bankës Kombëtare
të Pogradecit. Ngjarja ka
ndodhur në vitin 1998 dhe togat e zeza
të Pogradecit kanë dënuar mes tre autorësh
të tjerë, edhe shtetasin Jani Tollozhina
nga fshati Buçimas, i cili është
shpallur në kërkim nga Interpoli qysh
prej 5 vjetësh. Për këtë vepër penale, të
"vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim",
Tollozhina ishte ndaluar më
parë, në vitin 2003, por më tej ai kishte
shpëtuar nga dënimi, duke u larguar
gjatë procesit gjyqësor në cilësinë e dëshmitarit.
Sipas të dhënave nga hetimet ka
rezultuar se Jani Tollozhina, në atë kohë
25 vjeç, ka qenë i implikuar në grabitjen
e armatosur të ndodhur në Qafë-Thanë,
kur një mjet që transportonte paratë e
doganës drejt qytetit të Pogradecit u sulmua
nga persona me maska dhe të armatosur,
me qëllim grabitjen e lekëve.
Sipas burimeve të policisë, autori, tashmë
32-vjeçar, i cili ka qenë i shpallur në
kërkim prej 5 vjetësh nga Interpoli, është
gjetur dhe kapur në shtetin helen.
Policia ka thënë se ekstradimi i tij u bë
nga ana e Interpolit në bashkëpunim me
shtetin fqinj. 32-vjeçari nga Buçimasi
është kapur në territorin grek, ku qëndronte
i fshehur prej kohësh dhe u është
vënë në dispozicion organeve të policisë
vendase. Në vitin 2004 për të është
dhënë dënimi me 6 vjet e 8 muaj heqje
lirie nga ana e Gjykatës së Rrethit të Pogradecit
për veprën penale të vjedhjes
me armë të kryer në bashkëpunim. Vepra
penale për të cilën ai akuzohet ka
ndodhur në qershor të vitit 1998, në
Qafë-Thanë, ndërkohë që dy persona të
tjerë u vunë në pranga për këtë grabitje
të armatosur. Pas mbërritjes në atdhe,
Jani Tollozhina nën masa sigurie është
dorëzuar në burgun 302 të Tiranës, ku do
të vuajë dënimin që është dhënë ndaj tij.