Konfliktet e deputetit Xhindi
Deputeti socialist, Fatmir
Xhindi, mund të
jetë vrarë për shkak të
detyrës, për një konflikt
të vjetër në vitin 1997 dhe për
shkak se ka influencuar në një
vendim gjyqësor. Të paktën këto
janë tri pistat kryesore të
Prokurorisë së Krimeve të Rënda,
e cila ka analizuar ditët e fundit të
dhënat nga ekzekutimi i deputetit
natën e 2 majit në qytezën e
Roskovecit, në periferi të Fierit.
Pothuajse një muaj pas
vrasjes, Krimet e Rënda përqendrojnë
hetimet në vetëm tri pista
të mundshme, duke rrëzuar
një pjesë dyshimesh se Xhindi
mund të jetë qëlluar për motive
pronësie. Pas vrasjes së Xhindit,
zyrtarisht për këtë ngjarje ka dalë
vetëm ministri i Brendshëm, i cili
ka pohuar se grupi hetimor
ndodhet pranë zbardhjes së ngjarjes,
ndërsa Kryeprokurorja
Ina Rama dhe drejtori i Policisë
së Shtetit, Ahmet Prençi, kanë
deklaruar se po punojnë fort për
të gjetur autorët e mundshëm të
kësaj ngjarjeje.
Konflikti i shoferit
Burime nga Prokuroria e Krimeve
të Rënda thanë se deputeti
i PS-së mund të jetë vrarë si pasojë
e një konflikti që ka pasur
kohë më parë ish-shoferi i tij personal.
Disa vite më parë, ishshoferi
personal i të ndjerit Fatmir
Xhindi ka aksidentuar me
makinë një fëmijë. Pas kësaj ngjarjeje
ai është arrestuar, por
mendohet se me ndërhyrjen e
deputetit Xhindi, ai është lënë
përsëri i lirë. Të nisur nga kjo situatë,
grupi hetimor ka hedhur
dyshime se ekzekutimi i deputetit
Xhindi mund të jetë kryer në
shenjë hakmarrjeje nga të afërmit
e fëmijës. Ende nuk është
gjendur asnjë provë, por organi i
akuzës çdo ditë e më tepër vazhdon
verifikimet në terren si dhe
rrugë të tjera për të arritur në
gjurmët e autorit të kësaj ngjarjeje
të rëndë. Pothuajse njëherë
në tri ditë, ekspertët më të mirë
të Krimeve të Rënda, që kryesojnë
hetimet, shkojnë në qytetin
e Fierit, ku vazhdojnë të marrin
në pyetje personat që kanë
pasur marrëdhënie me të ndjerin
Fatmir Xhindi.
Ngjarjet e vjetra
Krahas vrasjes për shkak të
cilësive të veçanta dhe konfliktit
të shoferit të deputetit, prokuroria
po përqendrohet te një ngjarje
e vjetër në qytezën e Roskovecit.
Edhe pse një qytet transit, Roskoveci
konsiderohet si një zonë që
konfliktet e mëdha nuk i ka importuar
nga qytete a zona të tjera, por
kanë lindur aty. Vrasja e deputetit
Fatmir Xhindi nuk është ekzekutimi
i vetëm që shoqëron situatën
parazgjedhore në këtë zonë që
ndodhet vetëm 12 km larg Fierit e
që shtrihet përgjatë rrugës kombëtare
Fier-Berat. Në zgjedhjet
e qershorit të vitit 1997, nga ku
doli fitues deputeti Fatmir Xhindi,
kryetari i Komisionit të Qendrës
së Votimit në fshatin Kurjan
është vrarë me breshëri kallashnikovi.
Burhan Misiri, babai i tre
fëmijëve, aktivist i Partisë
Demokratike dhe përfaqësues i
kësaj force politike në zgjedhjet e
29 qershorit, u vra gjatë procesit
zgjedhor. Persona me maska, që
thuhet se kanë qenë në një automjet
me ngjyrë të zezë, kanë
qëlluar në drejtim të Misirit, duke
i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.
Kjo ngjarje ekziston
ende si dosje në Policinë e Fierit,
e cila e ka konsideruar si ngjarje
të vjetër dhe ende nuk ka një autor.
Mësohet se dy vjet më parë
policia e ka nxjerrë për rihetim,
por nuk ka mundur të gjejë prova
të reja. Duket se kjo histori është
nxjerrë nga arkivi dhe po verifikohet
për ndonjë lidhje të mundshme
me ekzekutimin e Xhindit.
"Xhindi", rrëzohet
konflikti i pronave
Gjatë 29 ditëve, grupi hetimor ka
verifikuar rreth 11 pista, ndërsa
e fundit, e "eliminuar" si më pak e
mundshmja, ishte ajo për konflikt
pronësie. "Nga hetimet nuk ka rezultuar
asnjë konflikt pronësie", thanë
burimet nga grupi hetimor, i cili shton
se janë verifikuar në hollësi të gjitha
informacionet e marra në mënyrë operative,
që mund të hedhin dritë mbi
ekzekutimin e ligjvënësit shqiptar
natën e 2 majit, pranë banesës së tij
në qytezën e Roskovecit, në periferi
të Fierit. "Janë kryer verifikime në
Hipotekën e Fierit, Bashkinë e Roskovecit
e të Fierit dhe në Komunën e
Kurjanit. Në asnjë rast deputeti dhe
familja e tij nuk kishin konflikte", thanë
më tej burimet, duke shtuar se pronat
që figurojnë në emër të tij janë
marrë para 10 vjetëve në Kurjan dhe
nuk ka pasur asnjë incident.
Xhindi, mund të
jetë vrarë për shkak të
detyrës, për një konflikt
të vjetër në vitin 1997 dhe për
shkak se ka influencuar në një
vendim gjyqësor. Të paktën këto
janë tri pistat kryesore të
Prokurorisë së Krimeve të Rënda,
e cila ka analizuar ditët e fundit të
dhënat nga ekzekutimi i deputetit
natën e 2 majit në qytezën e
Roskovecit, në periferi të Fierit.
Pothuajse një muaj pas
vrasjes, Krimet e Rënda përqendrojnë
hetimet në vetëm tri pista
të mundshme, duke rrëzuar
një pjesë dyshimesh se Xhindi
mund të jetë qëlluar për motive
pronësie. Pas vrasjes së Xhindit,
zyrtarisht për këtë ngjarje ka dalë
vetëm ministri i Brendshëm, i cili
ka pohuar se grupi hetimor
ndodhet pranë zbardhjes së ngjarjes,
ndërsa Kryeprokurorja
Ina Rama dhe drejtori i Policisë
së Shtetit, Ahmet Prençi, kanë
deklaruar se po punojnë fort për
të gjetur autorët e mundshëm të
kësaj ngjarjeje.
Konflikti i shoferit
Burime nga Prokuroria e Krimeve
të Rënda thanë se deputeti
i PS-së mund të jetë vrarë si pasojë
e një konflikti që ka pasur
kohë më parë ish-shoferi i tij personal.
Disa vite më parë, ishshoferi
personal i të ndjerit Fatmir
Xhindi ka aksidentuar me
makinë një fëmijë. Pas kësaj ngjarjeje
ai është arrestuar, por
mendohet se me ndërhyrjen e
deputetit Xhindi, ai është lënë
përsëri i lirë. Të nisur nga kjo situatë,
grupi hetimor ka hedhur
dyshime se ekzekutimi i deputetit
Xhindi mund të jetë kryer në
shenjë hakmarrjeje nga të afërmit
e fëmijës. Ende nuk është
gjendur asnjë provë, por organi i
akuzës çdo ditë e më tepër vazhdon
verifikimet në terren si dhe
rrugë të tjera për të arritur në
gjurmët e autorit të kësaj ngjarjeje
të rëndë. Pothuajse njëherë
në tri ditë, ekspertët më të mirë
të Krimeve të Rënda, që kryesojnë
hetimet, shkojnë në qytetin
e Fierit, ku vazhdojnë të marrin
në pyetje personat që kanë
pasur marrëdhënie me të ndjerin
Fatmir Xhindi.
Ngjarjet e vjetra
Krahas vrasjes për shkak të
cilësive të veçanta dhe konfliktit
të shoferit të deputetit, prokuroria
po përqendrohet te një ngjarje
e vjetër në qytezën e Roskovecit.
Edhe pse një qytet transit, Roskoveci
konsiderohet si një zonë që
konfliktet e mëdha nuk i ka importuar
nga qytete a zona të tjera, por
kanë lindur aty. Vrasja e deputetit
Fatmir Xhindi nuk është ekzekutimi
i vetëm që shoqëron situatën
parazgjedhore në këtë zonë që
ndodhet vetëm 12 km larg Fierit e
që shtrihet përgjatë rrugës kombëtare
Fier-Berat. Në zgjedhjet
e qershorit të vitit 1997, nga ku
doli fitues deputeti Fatmir Xhindi,
kryetari i Komisionit të Qendrës
së Votimit në fshatin Kurjan
është vrarë me breshëri kallashnikovi.
Burhan Misiri, babai i tre
fëmijëve, aktivist i Partisë
Demokratike dhe përfaqësues i
kësaj force politike në zgjedhjet e
29 qershorit, u vra gjatë procesit
zgjedhor. Persona me maska, që
thuhet se kanë qenë në një automjet
me ngjyrë të zezë, kanë
qëlluar në drejtim të Misirit, duke
i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.
Kjo ngjarje ekziston
ende si dosje në Policinë e Fierit,
e cila e ka konsideruar si ngjarje
të vjetër dhe ende nuk ka një autor.
Mësohet se dy vjet më parë
policia e ka nxjerrë për rihetim,
por nuk ka mundur të gjejë prova
të reja. Duket se kjo histori është
nxjerrë nga arkivi dhe po verifikohet
për ndonjë lidhje të mundshme
me ekzekutimin e Xhindit.
"Xhindi", rrëzohet
konflikti i pronave
Gjatë 29 ditëve, grupi hetimor ka
verifikuar rreth 11 pista, ndërsa
e fundit, e "eliminuar" si më pak e
mundshmja, ishte ajo për konflikt
pronësie. "Nga hetimet nuk ka rezultuar
asnjë konflikt pronësie", thanë
burimet nga grupi hetimor, i cili shton
se janë verifikuar në hollësi të gjitha
informacionet e marra në mënyrë operative,
që mund të hedhin dritë mbi
ekzekutimin e ligjvënësit shqiptar
natën e 2 majit, pranë banesës së tij
në qytezën e Roskovecit, në periferi
të Fierit. "Janë kryer verifikime në
Hipotekën e Fierit, Bashkinë e Roskovecit
e të Fierit dhe në Komunën e
Kurjanit. Në asnjë rast deputeti dhe
familja e tij nuk kishin konflikte", thanë
më tej burimet, duke shtuar se pronat
që figurojnë në emër të tij janë
marrë para 10 vjetëve në Kurjan dhe
nuk ka pasur asnjë incident.