E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koçi: Duhet dialog midis opozitarëve

Kryetari i PSV91, Petro Koçi, ka propozuar dje dialog paraelektoral mes koalicioneve të majta dhe mes drejtuesve të lartë të së majtës. Gjatë konferencës për shtyp, Koçi theksoi se "në kushtet politike të krijuara, për të maksimalizuar pjesëmarrjen pa mungesa të socialistëve në procesin zgjedhor, për të rritur optimizmin e fushatës së koalicioneve të majta dhe për të realizuar objektivin e përbashkët të largimit të qeverisë Berisha nga pushteti, PSV91 propozon vendosjen e dialogut". Kjo nismë nënkupton komunikim midis tre forcave politike socialiste, PSV91, LSI dhe PS, si edhe me liderin historik të socialistëve, Fatos Nano. Sipas Koçit, ky mirëkuptim paraelektoral jo vetëm do ta bënte plotësisht të mundur dërgimin e Berishës në pension, por do të hidhte edhe bazat e bashkëpunimit qeverisës për 4 vitet e ardhshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›