E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terrorizon me armë, prangoset 23-vjeçari

Qëllon me armë në ajër, prangoset
nga policia. Një banor i fshatit
Vrakë në Rrethin e Malësisë së
Madhe është prangosur nga uniformat
blu, pasi gjatë orëve të natës ka
terrorizuar bashkëfshatarët, duke qëlluar
me automatik në ajër për disa minuta.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth orës
23:30 të së premtes, kur 23-vjeçari Romeo
Rumija, banor i fshatit Vrakë, nga lokali i
fshatit ka qëlluar disa herë në ajër me
armë zjarri automatik, duke ngjallur
panik te banorët e zonës.
Pas marrjes së informacionit, policia
ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes,
por pa mundur të prangosë autorin
e dyshuar për ngjarjen, pasi ka mundur
të largohet. Pas disa orësh ndjekjeje,
policia ka bërë të mundur që të arrestojë
në qendër të Koplikut 23-vjeçarin Rumija.
Blutë kanë gjetur dhe sekuestruar në
cilinë e provës materiale armën tip automatik,
të cilën 23- vjeçari e kishte fshehur
te lulishtja në qendër të qytetit të Koplikut.
Për policinë e Malësisë së Madhe,
Romeo Romija nuk është i panjohur, pasi
pak kohë më parë ai ka qenë i dënuar për
mbajtje të lëndëve narkotike. Tashmë
materialet për ngjarjen e djeshme i janë
dërguar Prokurorisë së Rrethit Shkodër.
I riu do të hetohet për veprat penale të
mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe
prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›