Zihet me të fejuarin, vret veten 20-vjeçarja
Vendos t‘i japë fund jetës pas debatit
me të fejuarin e saj, një 20-
vjeçare nga fshati Mavrovë i Rrethit
të Vlorës. Irena Runaj është gjendur
e pajetë në shtëpinë e saj, ndërsa aktin
vetëflijues e ka kryer gjatë kohës kur ka
qenë e vetme në banesë. Familjarët e
vajzës, pasi kanë gjetur trupin e 20-
vjeçares të mbuluar në gjak, kanë njoftuar
policinë, e cila ka mbërritur menjëherë
në vendngjarje. Nga ekspertiza e
vendit të ngjarjes dhe këqyrja e trupit të
viktimës, rezultoi se e reja ishte vetëqëlluar
me armë gjahu, të tipit teke. Vajza ka
mbështetur armën mbi kraharor dhe plaga
e marrë ka qenë vdekjeprurëse. Policia
ka marrë në pyetje familjarët e saj, për
të mësuar rreth shkaqeve që e kanë çuar
Irenën në vetëvrasje. Sipas tyre, vajza
rreth dy ditë më parë ka debatuar me të
fejuarin e saj në telefon, dhe ky i fundit
ka mbyllur telefonin pas një zënke me
fjalë. Gjatë këtyre ditëve ajo ka qenë
shumë e tronditur dhe e frikësuar se mos
i dashuri i zemrës e kishte braktisur, e
gjendja e rënduar psikike që po kalonte
e ka çuar drejt vetëvrasjes. Policia ka inspektuar
armën me të cilën vajza ka vrarë
veten, një armë gjahu, të cilën familja
Runaj e kishte me leje. Trupi i pajetë i vajzës
është tërhequr nga familjarët nga
morgu i spitalit rajonal të Vlorës, për t‘u
përcjellë sot për në banesën e fundit