Ekstradohet i dënuari në mungesë
TIRANE - Ekstradohet i dënuari në mungesë për vrasje.
Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Shtetit, mbrëmjen e së martës, rreth orës 20:00, Interpol-Tirana ka bërë ekstradimin nga Italia të 27-vjeçarit nga Puka, Viktor Dedë Gjoka. Ky ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Pukës, me vendimin numër 56 të datës 19 korrik 2005, e ka dënuar me 12 vjet burg, pasi e ka gjetur fajtor për veprat penale "vrasje me dashje", "kanosje" dhe "mbajtje pa leje të armëve luftarake", vepra penale që i ka konsumuar në qytetin e tij. Arrestimi i Gjokës, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, është kryer më datë 9 nëntor 2007, në Cassano D'Adda, pranë qytetit të Milanos në Itali, si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol-Tiranës dhe strukturave homologe policore italiane. Në aeroportin "Nënë Tereza" të Rinasit i ekstraduari i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Ndërsa më pas ai është mbyllur në qelitë e pritjes së njërit prej burgjeve në kryeqytet, ndërsa pritet që në ditët në vazhdim të dërgohet në ndonjë nga institucionet e ekzekutimit të dënimeve penale, ku do vuajë 12 vjet burg të akorduar në mungesë ndaj tij. f.m.