Mbeten në qeli vjedhësit e pasqyrave
TIRANE - Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë burg pa afat për tre të rinj, që u kapën duke vjedhur pasqyrat e një mjeti luksoz, ndërkohë gjatë kontrollit në motoçikletën e tyre policia gjeti hashash.
Sipas përfaqësuesit të akuzës, prangosja e të rinjve u bë në flagrancë në rrugën e Durrësit, pranë pallateve "Kajtazi", teksa po çmontonin pasqyrat, ndërsa bashkë me ta ndodhej edhe një i mitur. Policia e mbërritur në vendngjarje prangosi 22-vjeçarin H. Silo; 24-vjeçarin G. Halilaj dhe 27-vjeçarin A. Muka, 27 vjeç, si dhe të miturin K.S. 16 vjeç, pas njoftimit nga pronari i mjetit tip "Benz", të cilit po i vidhnin pasqyrat. Efektivët e sektorit të vjedhjeve të mbërritur në vendngjarje bllokuan edhe një motoçikletë me të cilën qarkullonin të rinjtë, ndërsa pas kontrollit të imtësishëm të ushtruar në këtë mjet u gjetën gjashtë doza lëndë të dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa, pesha e së cilës shkon në 11.2 gramë. Vetë të pandehurit dhe mbrojtësit e tyre kërkuan masë më të lehtë sigurie, me pretendimin se nuk kishte prova për vjedhjen, ndërsa për sa i përket hashashit të kapur, këta ishin përdorues dhe ai ishte destinuar për përdorim vetjak. f.m.